Nderimi për Dumanin, si ridënim për Berishën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mero Baze

Nderimi që Sekretari i Shtetit Antony Blinken i bëri kryetarit të SPAK, Altin Dumani, si një nga 10 luftëtarët antikorrupsion në botë, nuk është vetëm vlerësim për punën e tij dhe për seriozitetin me të cilin drejtësia ka nisur të funksionojë në Shqipëri. Ai është, ndër të tjera, një ridënim për Sali Berishën.

Është ridënim për të, sepse, përtej gjuhës së pistë të tij kundër SPAK si “institucion kriminal” dhe fyerjeve të vazhdueshme në adresë të Altin Dumanit, Berisha ka nisur të ndërtojë fabulën e zhbërjes së drejtësisë së re dhe ndëshkimit të SPAK pas ndryshimeve politike të mundshme në SHBA.

Dy ditë më parë, në një shkrim të portalit të familjes Berisha, u sulmua egërsisht Sekretari Blinken si “armik i demokracisë amerikane”, një shkrim që kuptohej lehtësisht, që nga fjalia e parë deri në fund, se ishte shkruar nga Sali Berisha. Aty lihej të nënkuptohej se ai mezi pret 20 janarin, kur të vijë administrata e re, për të “shpëtuar” nga Blinken. Linku

Me sa duket, Berisha kishte marrë vesh për vizitën e Altin Dumanit në SHBA dhe donte të zhvlerësonte këtë nderim të tij nga Sekretari i Shtetit në sytë e demokratëve “trushpëlarë”.

Përpjekja e tij për të “sqaruar” demokratët për mënyrën si funksionon SHBA, me stereotipet e mënyrës se si funksionon pushteti në Shqipëri, e bën këtë përpjekje të tij jo vetëm banale, por edhe fyese për seriozitetin me të cilin SHBA dhe Bashkimi Evropian mbështesin drejtësinë e re shqiptare.

Është kjo arsyeja pse, duke nderuar Altin Dumanin, SHBA jo vetëm ka konfirmuar mbështetjen për atë që ai ka arritur me drejtësinë e re, por ka hedhur poshtë çdo akuzë të Berishës në adresë të SPAK-ut, duke vlerësuar posaçërisht punën që Dumani ka bërë për të kthyer dinjitetin e drejtësisë, duke ndëshkuar politikanë të nivelit të lartë. Në krye të kësaj liste që e nderon drejtësinë e re shqiptare është pikërisht Sali Berisha.

Lexo edhe :  Zgjedhjet e 11 Majit dhe fundi i Berishës!

Nderimi i Altin Dumanit është një ridënim i ri për Berishën, sepse tani, në përpjekje për të mbajtur demokratët “me gajret” deri më 11 maj, ai do të duhet t’u mbushë mendjen atyre se Trumpi, përveçse do t’i heqë Berishës “non grata”-n, do t’i heqë edhe Altin Dumanit dekoratën.

Në fakt, e vetmja gjë që mund të ndodhë teorikisht është që Altin Dumanit t’i shtohen dekoratat dhe Shqipërisë, përfshirë opozitën, t’i shtohen “non grata”-t.

Deri atëherë, Berisha do të ketë punë me drejtësinë, me ato procese që i janë hapur dhe me ato që do t’i hapen. Kështu që ka shanse t’i shtojë ndonjë dekoratë tjetër Dumanit. Dhe natyrisht, t’i shtojë vetes edhe ca vite burg./    S,M

Të fundit

Zelensky uron Trumpin pas inaugurimit: Nën udhëheqjen tënde, presim një paqe afatgjatë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka përgëzuar presidentin e sapo betuar të SHBA-ve, Donald Trump për mandatin e tij të...

Nuk ndalen sherret në BBV, Rozana debaton me Valbonën: Ik fut ndonjë treshe në sherr

Dita e sotme ka nisur me sherr mes Rozanës dhe Valbonës, në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Teksa këngëtarja po bënte grimin aty...

Berisha nën hetim për ‘21 janarin’, testi për fuqinë e SPAK

Nga Jakin Marena Këtë të martë mbushen plot 14 vite nga ngjarja e përgjakshme e 21 janarit 2011, ku u vranë 4 demonstrues të pafajshëm...

Osmani uron Donald Trump: Kosova është shteti më pro amerikan në botë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dërguar urimet më të përzemërta për Donald Trumpin, pas betimit të tij si Presidenti i 47-të...

BSH, FMN, Shoqata e Bankave: Kujdes me ndërtimin!

Që nga viti 2018, në Tiranë janë dhënë mesatarisht 1.2 milionë metra katrorë leje ndërtimi në vit për banesa, me rekordin që u arrit...

Lajme të tjera

Web TV