“Nuk kam më energji”/ Guardiola shtang me përgjigjen për të ardhmen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pep Guardiola po kalon sezonin e tij më të vështirë në karrierën e tij drejtuese si trajner. Tekniku spanjoll është vënë në qendër të kritikave për formën që po kalon Manchester City në kampionat ashtu si dhe në Uefa Champions League, ku rezultatet mungojnë.

Pasi ka rivonuar kontratën me Citizens deri në vitin 2027, ai ka marrë dhe vendimin për të ardhmen e tij se çfarë do të ndodhë me të pas aventurës gati 8 vjeçare me këtë skuadër.

“Nuk po flas për të ardhmen afatgjatë, por ajo që nuk do të bëj është të largohem nga Siti, të shkoj në një vend tjetër dhe të bëj të njëjtën gjë si tani. Nuk do të kisha energji. Mendimi për të filluar diku tjetër, i gjithë procesi i stërvitjes e kështu me radhë… Jo, jo, jo! Ndoshta një ekip kombëtar, por kjo është ndryshe. Unë duhet të ndaloj, si këta kuzhinierë që shkojnë në vende të tjera. Të ndalem dhe të shoh se çfarë kemi bërë mirë dhe çfarë mund të bëjmë më mirë dhe kur je i zënë gjithë ditën, ditë pas dite, nuk ke kohë për ta bërë këtë. Dua ta lë këtë dhe të shkoj të luaj golf, por nuk mundem. Mendoj se ndalimi do të më bënte mirë”.

53-vjeçari tregoi gjithashtu se çfarë ka ndërmend të bëjë pasi të lërë këtë profesion.

“Unë jam ende i ri dhe kur të ndalem, ka disa gjëra që dua të bëj. Një prej tyre është të mësoj frëngjisht, t’i kushtoj kohën time të lirë vetes në mënyrë që të luaj golf dhe më pas të filloj të mësoj se si të gatuaj gjëra të thjeshta. Një nga terapitë më të mira që kam është kur janë turnetë kryesore të golfit dhe nga e enjtja në të diel unë përgatis ndeshjet e mia në shtëpi ose këtu në ‘Tast’ (restoranti spanjoll që zotëron Pep në Mançester). Unë shoh rivalin tonë dhe pamjet, por gjithmonë me golfin në sfond”.

Të fundit

Aderimi në BE, qeveria ndryshon grupin negociator të Shqipërisë

Në mbledhjen e sotme Këshilli i Ministrave vendosi disa ndryshime në përbërjen e grupit negociator të Shqipërisë për aderimin në...

Sot seancë plenare/ PS dhe PD mobilizojnë deputetët për “betejat” e fundit.

Pas një pauze dy mujore për shkak të fushatës zgjedhore dhe më pas edhe zgjedhjeve të 11 majit dhe ditët që pasuan me numërimin...

90% e ndërtimeve paguhen që në gropë, ekspertët: A rrezikohet qytetari nga mashtruesit…?

Imeldi Sokoli, planifikues urban, e sheh intensitetin e lartë të ndërtimit të lidhur me informalitetin e një pjese të madhe të pronave, si pasojë...

Nderi që i bëri opozitës, ambasada e SHBA

Nga Mero Baze Kanë kaluar 24 orë që Sali Berisha ka hedhur në sulm gjithë propagandistët e PD-së, apo ata deputetë që dalin nëpër ekrane...

Qeveria miraton vendimin, rikthehet policimi vullnetar

Qeveria në mbledhjen e djeshme ka marrë vendimin për të krijuar Shërbimin e Policimit Vullnetar, në mbështetje të strukturave të Policisë së Shtetit. Mësohet se...

Lajme të tjera

Web TV