Franca me kryeministër të ri/ Presidenti Macron zgjedh pasuesin e Barnier

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Francës, Emannuel Macron ka vendosur se kush do të jetë kryeministër i ri, pas largimit të Michel Barnier.

Bëhet fjalë, Francois Bayrou, centristi veteran. Megjithatë, Macron po shkakton reagime si nga e majta ashtu edhe nga e djathta.

Emra të tjerë që po konsiderohen përfshijnë ish-kryeministrin Bernard Cazeneuve, ministrin aktual të mbrojtjes Sebastien Lecornu, si dhe ish-ministrin e jashtëm Jean-Yves Le Drian.

Rënia e qeverisë ka bërë presion mbi Macron, pasi ai thirri zgjedhje të parakohshme në fillim të këtij viti, të cilat dhanë efekt të kundërt për të.

Partitë opozitare kanë kërkuar dorëheqjen e Macron në mes të krizës politike dhe ekonomike, me një buxhet të vitit 2025 që ende nuk është miratuar nga parlamenti.

Megjithatë, presidenti në një fjalim televiziv tha se do të qëndrojë deri në fund të mandatit të tij pesëvjeçar, deri në maj 2027.

/E.S

Të fundit

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg...

U gjet i vrarë në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i vrarë me armë zjarri. Lleshaj,...

Ledri dhe Xhensila, të pandarë! Kapen në momente intime

Tashmë ndjekësit janë të bindur se Xhensila dhe Ledri janë çifti më i ri i showbizz-it shqiptar. Prej disa muajsh u përfol se ishin në...

Joan Laporta befason me premtimin e tij për tifozët e Barcelonës

Vitin e ardhshëm do ketë zgjedhje presidenciale te Barcelona. Joan Laporta do rikandidojë dhe deri tani konsiderohet si fituesi i sigurt. Presidenti aktual i...

“Burri që mori miliona jetë”, vajza sekrete e Putinit e kritikon

Një seri mesazhesh të fshehta në Telegram e kanë rikthyer në qendër të vëmendjes Louisa Rozova-n, 22-vjeçaren që përflitet të jetë vajza sekrete e...

Lajme të tjera

Web TV