Sot (e premte) në Nyon të Zvicrës u mbajt ceremonia e ndarjes së shortit për kualifikueset e Botërorit 2026.
Kujtojmë se Kosova gjendet në vazon e katërt së bashku me kombëtare si Bullgaria, Luksemburgu, Bjellorusia, Armenia etj, ndërsa Shqipëria gjendet në vazon e tretë.
Pas hedhjes së shortit Kosova u rendit në grupin B së bashku me Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë, teksa Shqipëria në grupin K do të ketë punë me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.
Kupa e Botës do të fillojë më 11 qershor në Mexico City ndërsa do të përfundojë më 19 korrik në New Jersey. / D.C
Grupet e Botërorit 2026:
Grupi A: Fituesi Gjermani/Itali, Sllovakia, Irlanda e Veriut, Luksemburgu
Grupi B: Zvicra, Suedia, Sllovenia, Kosova
Grupi C: Humbësi Portugali/Danimarkë, Greqia, Skocia, Bjellorusia
Grupi D: Fituesi Francë/Kroaci, Ukraina, Islanda, Azerbajxhani
Grupi E: Fituesi Spanjë/Holandë, Turqia, Gjeorgjia, Bullgaria
Grupi F: Fituesi Portugali/Danimarkë, Hungaria, Republika e Irlandës, Armenia
Grupi G: Humbësi Spanjë/Holandë, Polonia, Finlanda, Lituania
Grupi H: Austria, Rumania, Bosnja Hercegovina, Qipro, San Marino
Grupi I: Humbësi Gjermani/Itali, Norvegjia, Izraeli, Estonia, Moldavia
Grupi J: Belgjika, Uellsi, Maqedonia e Veriut, Kazakistan, Lihtenshtajni
Grupi K: Anglia, Serbia, Shqipëria, Letonia, Andorra
Grupi L: Humbësi Francë/Kroaci, Çekia, Mali i Zi, Ishujt Faroe, Gjibraltari