Publikohet lista e 100 kuzhinave më të mira në botë, ja ku renditet Shqipëria

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Guida e njohur gastronomike “Taste Atlas” ka publikuar listën e saj vjetore të kuzhinave më të mira në botë. Kuzhina greke, e cila për këtë vit është renditur si e para në rang global, është edhe më e mira Ballkan, ndërsa pas saj si e dyta në rajon renditet kuzhina serbe, e cila në nivel botëror renditet si e 15-ta.

Kur bëhet fjalë për vendet e tjera të rajonit, Kroacia është në vendin e 17-të, Sllovenia e 56-të dhe Mali i Zi në vendin e 83-të. Shqipëria është një ndër kuzhinat e renditura më keq, pasi mban vendin e 96-të në listën me 100 shtete, duke lënë pas vetëm kuzhinën e Bolivisë, Nigerisë, Laosit dhe Nikaraguas.

Në vendin dytë këtë vit renditet kuzhina e Italisë, e treta është meksikania, e ndjekur nga kuzhina spanjolle dhe portugeze. Kuzhinat më keq të vlerësuara janë nga Shqipëria, Bolivia, Nigeria, Laosi dhe Nikaragua.

Kuzhinat më të vlerësuara në botë renditen sipas vlerësimeve mesatare të pjatave dhe produkteve ushqimore më të vlerësuara të secilit vend./    S,M

Të fundit

Po vjen dita e madhe! Messi dhe Ronaldo përballen në Arabi

Në dhjetor, Leo Messi do të jetë lojtar i lirë. Kontrata e tij me Inter Miami përfundon dhe deri...

Moti i keq përfshin Italinë qëndrore dhe veriore, plagosen 2 persona

Pas shiut të rrëmbyeshëm të djeshëm në Milano, moti i keq përfshiu Firencen, Torinon, Xhenovën dhe zonën më të gjerë të Napolit. Zjarrfikësit dhe...

Një reagim i Trump i bën gjëmën miliarderit Elon Musk, Tesla bie për dy arsye

Aksionet e Tesla-s (TSLA) ranë me 7.6% sot para hapjes zyrtare të bursës, pasi drejtori ekzekutiv i kompanisë, Elon Musk, shpalli formimin e një...

“Ishte rrëmbim”/ Malltezi flet për herë të parë pas 20 muajsh në arrest

Jamarbër Malltezi, prej mbi 20 muaj i mbajtur në masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’, ka dhënë më shumë detaje, lidhur me dritë-hijet e...

Tabuja që theu Gjykata Speciale me lirimin e Malltezit!

Nga Ylli Pata Vendimet e marra nga GJKKO-ja me personazhet e nivelit të lartë politik, që nga rasti “Tahiri”, e me radhë, nuk kanë gjetur...

Lajme të tjera

Web TV