Buxheti 2025/Veliaj: Nisim ndërtimin e 5 shkollave të reja, qendra për autizmin dhe…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Numri i shkollave të reja të ndërtuara në 10 vitet e fundit do të jetë mbi 50. Gjatë dëgjesës për buxhetin e vitit 2025, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, prezantoi projektet kryesore të investimeve për vitin e ardhshëm, duke vënë theksin te ndërtimi i shkollave të reja, qendra për fëmijët e spektrit autik dhe ato për të moshuarit.

Kreu i Bashkisë njoftoi ndërtimin e disa shkollave të reja në zona kyçe të kryeqytetit, përfshirë lagjen “Rilindja” te Astiri, Saukun dhe zonën e Liqenit të Thatë. “Unë besoj se kemi bërë mjaftueshëm, kemi bërë mbi 100 kënde lodrash, 101 kopshte dhe çerdhe ku hahet ushqim bio.

Pra një super revolucion. Të njëjtën gjë kemi bërë te Piramida, ku kurset i paguan Bashkia e Tiranës. Pra, do të mësosh zanatet e kohës moderne, me kodim, me inteligjencë artificiale, do t’i paguajë bashkia. Të njëjtën gjë kemi bërë edhe me shkollat. Kemi 45 shkolla të reja. Tani do fillojmë 5 shkolla vetëm në zonën e lagjes “Rilindja”, te Astiri, Unaza e Madhe. Do të fillojmë 2 shkollat e reja në Sauk te Spitali i Arabit dhe tek Akademia e Policisë. Do të fillojmë dy të tjera, një te Liqeni i Thatë dhe një te Parku Olimpik dhe unë them që edhe këtu do mbahemi mend si administrata që i la bashkisë mbi 50 shkolla të reja”, theksoi ai.

Një projekt tjetër ambicioz është ndërtimi i Qendrës së Fëmijëve për spektrin autik dhe sindromën down në Njësinë 2. Veliaj e cilësoi këtë projekt si më të madhin e këtij lloji në Ballkan.

“Një nga gjërat më të bukura që do bëjmë në këtë buxhet, meqë jemi te Njësia 2, ish qendra “Pëllumbat” te Ambasada Amerikane, i ka kaluar si pronë Bashkisë së Tiranës. Ne do bëjmë qendrën më të madhe ditore për fëmijët e spektrit autik në Ballkan. Në fillim të vitit do të kemi garën për arkitekturën e Qendrës së Fëmijëve për Spektrin Autik dhe Sindromën Down. Shpresoj që ta ndërtojmë në kohë record për të gjithë fëmijët, por sidomos për prindërit që bëjnë dy sakrifica, edhe pas fëmijës, edhe për të mbajtur shtëpinë, t’u japim një lehtësi të jashtëzakonshme dhe ta kthejmë në qendrën më të mirë të ekselencës së këtyre shërbimeve sociale në gjithë Ballkanin”, deklaroi ai.

Lexo edhe :  Rama mbledh ministrat dhe kryesinë e PS/ Takimi i kryeministrit, në fundjavë në Tiranë

Për herë të parë, Bashkia e Tiranës do të ndërtojë qendra sociale për të moshuarit në zonat periferike, përkatësisht në Vaqarr dhe Zall-Herr. “Për herë të parë ne do të sjellim qendra të reja komunitare në Vaqarr edhe në Zall – Herr. Janë dy zona që janë të konsiderueshme në numër, mbi 10-15 mijë banorë. Në këtë sens, 2 zonat e para periferike ku ne do të çojmë shërbimin e qendrave komunitare, do të jetë Zall – Herri dhe Vaqarri”, shtoi Veliaj./e.t

Të fundit

Një natë pa gjumë nxit humbjen e kujtesës

Një studim i publikuar pak ditë më parë zbuloi se mjafton një natë pa gjumë për të nxitur humbjen...

Drejtori i CIA-s: Trump dëshiron t’i japë fund luftërave

Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, konfirmoi se Presidenti Trump urdhëroi një pauzë në ndarjen e inteligjencës me Ukrainën. “Ajo që tha Presidenti Trump është, ai...

Çfarë do të thotë ngjyra e të verdhës së vezës dhe pse nuk është gjithmonë njësoj

Ju mund të keni vënë re se ushqimi numër një ushqyes në planet, veza , nuk është kurrë e njëjtë dhe se jo të...

“Do më gjuajnë me domate kur të dal nga këtu…”/ Egli e përlotur bisedon me Danjën

Pas Prime-t të djeshëm ku Egli dhe Gjesti debatuan për nishanin në trupin e banores, Egli është shfaqur e përlotur. Në një bisedë me Danjën,...

Molla/ Cilat janë disa nga përfitimet shëndetësore të saj në organizëm

Nëse ekziston një frut që të bën shumë mirë për organizmin ajo është molla. Molla njihet për vlera dhe përbërës të jashtëzakonshëm ushqimorë që...

Lajme të tjera

Web TV