Edhe pse është ftohtë, dritaret duhen hapur gjatë sezonit të dimrit? Pse?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dimri ka mbërritur me temperaturat që bien nën zero, ditët që po shkurtuan dhe disa flokë dëbore që mund të bien nga qielli.

Ky është momenti kur shtëpia na ofron ngrohtësinë dhe sigurinë që na nevojiten. Megjithatë, një pyetje që shpesh lind është: sa shpesh duhet hapur dritarja gjatë sezonit të dimrit?

Ndryshe nga mendimi i zakonshëm, hapja e dritareve nuk është një veprim vetëm për ditët e ngrohta. Edhe kur temperaturat jashtë janë të ulëta, është e domosdoshme të ajrosni rregullisht ambientet e brendshme të shtëpisë.

Ajrosja është e rëndësishme për të siguruar cilësi të mirë të ajrit, për të parandaluar akumulimin e lagështisë dhe për të mbajtur një mjedis të shëndetshëm.

Në dimër, hapja e dritareve mund të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e ajrit që thithim. Kur ajri i jashtëm qarkullon nëpër dhoma, ai ndihmon për të ulur nivelet e dioksidit të karbonit dhe për të larguar mikrobet që mund të ndikojnë në shëndet.

Po ashtu, kjo ajrosje parandaluar krijimin e kondensimit dhe të lagështisë, që mund të çojë në formimin e mykut dhe dëmtimin e sipërfaqeve, përveç se ndikon negativisht në cilësinë e ajrit.

Një arsye tjetër përse duhet hapur dritarja gjatë dimrit është për të përmirësuar disponimin dhe cilësinë e gjumit. Ajri i freskët mund të ndihmojë në relaksimin e trupit dhe përmirësimin e kushteve për një gjumë më të thellë dhe të qetë.

Kështu që, edhe pse mund të duket paksa e ftohtë, hapja e dritareve për pak minuta çdo ditë është një mënyrë e thjeshtë dhe efektive për të ruajtur një mjedis të shëndetshëm dhe të këndshëm brenda shtëpisë suaj gjatë dimrit./   S,M

Të fundit

Një natë pa gjumë nxit humbjen e kujtesës

Një studim i publikuar pak ditë më parë zbuloi se mjafton një natë pa gjumë për të nxitur humbjen...

Drejtori i CIA-s: Trump dëshiron t’i japë fund luftërave

Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, konfirmoi se Presidenti Trump urdhëroi një pauzë në ndarjen e inteligjencës me Ukrainën. “Ajo që tha Presidenti Trump është, ai...

Çfarë do të thotë ngjyra e të verdhës së vezës dhe pse nuk është gjithmonë njësoj

Ju mund të keni vënë re se ushqimi numër një ushqyes në planet, veza , nuk është kurrë e njëjtë dhe se jo të...

“Do më gjuajnë me domate kur të dal nga këtu…”/ Egli e përlotur bisedon me Danjën

Pas Prime-t të djeshëm ku Egli dhe Gjesti debatuan për nishanin në trupin e banores, Egli është shfaqur e përlotur. Në një bisedë me Danjën,...

Molla/ Cilat janë disa nga përfitimet shëndetësore të saj në organizëm

Nëse ekziston një frut që të bën shumë mirë për organizmin ajo është molla. Molla njihet për vlera dhe përbërës të jashtëzakonshëm ushqimorë që...

Lajme të tjera

Web TV