Turistët vendas e të huaj gjithnjë e më shumë po shfaqin interes për t’u njohur me historinë e popullit shqiptar.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, bën me dije se përgjatë periudhës janar-nëntor 2024, muzetë kombëtarë në Shqipëri kanë mirëpritur 455 267 vizitorë, duke shënuar një rritje prej 21% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.
Ndër këto institucione, Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë ka vijuar të thyejë rekorde, duke mirëpritur vetëm gjatë muajit nëntor 10 003 vizitorë.
Kjo rritje e ndjeshme e vizitave reflekton interesin në rritje për trashëgiminë kulturore shqiptare dhe përpjekjet për promovimin e muzeve si destinacione të rëndësishme për turizmin kulturor./e.t