Modeli gazetaresk i Sali Berishës nuk ndryshon për 30 vite rresht!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej vitesh të angazhuar në akuzimin e mediave të tjera si “të shitura” për dikë, televizionet dhe portalet nën kontrollin e familjes Berisha kanë tradhtuar plotësisht çdo funksion profesional, duke fshirë edhe formën më të vogël të pavarësisë.

Ata pranojnë heshturazi të jenë të vërtetët e shitur, por vazhdojnë të akuzojnë kolegët e tjerë. Duke iu bindur paranojave të Berishës, puna e tyre e përditshme përbëhet nga publikimi i komunikatave të Partisë Demokratike dhe zbardhja e deklaratave të komandantit të tyre. Asgjë më shumë.

Egomani e Berishës, tipike për çdo diktator, e shtyn atë në një mbidozë prezence publike: nëse kur ishte në arrest shtëpiak impresiononte me këmbënguljen e tij duke organizuar çdo mbrëmje në orën 19:00 një miting nga ballkoni i shtëpisë së tij, tani që është i lirë nuk ka më kufij as në hapësirë dhe as në kohë.

Flet nga mëngjesi deri në mbrëmje, gjithmonë ka diçka për të thënë dhe komentuar, thërret gazetarët pandërprerë, sikur të ishte e detyrueshme dëgjimi i opinionit të tij ditor, dhe disa, me të vërtetë e konsiderojnë një detyrim.

Berisha përmbyt televizionet dhe portalet. Por ndërsa disa media përpiqen të balancojnë praninë e tij duke dhënë hapësirë edhe për politikanë të tjerë dhe lajme të tjera, televizionet dhe portalet e kontrolluara nga familja e tij janë një buletin i mërzitshëm partie.

Sot Syri nuk është gjë tjetër veçse një “Rilindje Demokratike” e viteve ’90, që hapte dhe mbyllte çdo faqe me frazat e Berishës, madje edhe editorialet shkruheshin prej tij nën emra të rremë. “RD” e 30 viteve më parë, ashtu siç bën Syri sot, lavdëronte shefin dhe shpifte për kundërshtarët, pa asnjë skrupull për të vërtetën.

Një teknikë e kopjuar nga “Zëri i Popullit” i kohërave të errëta të komunizmit, një model që Berisha donte ta impononte atëherë dhe që vazhdon ta imponojë në mediat e tij edhe sot që jemi në fund të vitit 2024.

Lexo edhe :  Rriten aplikimet për azil në vendet e BE, ja 3 shtetet me kërkesat më të larta

Mjafton të kujtohet se çfarë fundi kanë pasur ”RD” dhe ”ZP” për të kuptuar sa i padobishëm dhe i gabuar është ky model i bërjes së informacionit, por Berishës dhe më shumë se 80 viteve të tij nuk mund t’i mësohet se çfarë do të thotë demokraci./   S,M

Të fundit

34-vjetori i themelimit të PD në Fier/Bardhi:Dinjitetin e fierakëve nuk e blen Balluku

Deputeti demokrat Gazment Bardhi ishte sot në Fier në aktivitetin e organizuar nga PD për 34 vjetorin e themelimit...

Bandat përplasen me forcat e policisë, 13 viktima

Në katër ditët e fundit në Porto Velho, kryeqyteti i shtetit Rondonia në Brazil, 13 persona janë vrarë si pasojë e përleshjeve mes bandave...

Katër planete ndriçojnë krah Hënës/ Hafizi: Ngjarje e rrallë, mund të zgjasë disa javë

Katër planete, Marsi, Jupiteri, Venusi dhe Saturni do të ndriçojnë krah Hënës dhe sipas fizikanes Mimoza Hafizi, është një ngjarje e rrallë. Në një intervistë...

Olta Xhaçka “harron” koleget për miqësitë e vjetra

Olta Xhaçka ka qenë ndër deputetet më të lakuara të muajve të fundit. Shkak për këtë kanë qenë pikërisht akuzat e Partisë Demokratike, që...

A do ta ndryshojë Donald Trump marrëveshjen e armëpushimit Izrael-Hamas?

Fati i marrëveshjes për armëpushimin në Gaza varet nga presidenti i ardhshëm amerikan, Donald Trump. Analistët mendojnë se natyra e tij e paparashikueshme mund...

Lajme të tjera

Web TV