Të paktën në retorikën publike, socialistët nuk duken aspak të sfiduar nga kundërshtarët e tyre politikë, duke pranuar tashmë që përballë, nuk do të kenë vetëm opozitarët e vjetër, por edhe një front të ri, që e quajnë populist. Nga Kukësi, si drejtues politik i këtij qarku, Pandeli Majko e cilëson PS-në si partinë e stabilitetit.
E pranishmë në takimin me strukturat e PS-së në Kukës, ishte edhe Evis Kushi, sekretare e forumit të gruas, e cila sfidën e vetme të socialistëve sheh integrimin në Bashkimin Europian.
“Fitorja jonë në zgjedhjet e 2025 nuk është vetëm një fitore e PS, por është një detyrim, një përgjegjësi e madhe për Shqipërinë dhe popullin shqiptar për të ecur përpara drejt integrimit në BE, pasi PS është e vetmja forcë politike që mund ta dërgojë vendin drejt BE-së”u shpreh ndër të tjera Kushi.
Kushi kërkoi angazhim e grave dhe vajzave për të rritur pjesëmarrjen e diasporës në zgjedhjet e 2025. / S,M