Atentati pati objektiv Edi Lulon/ Hetimet në Athinë marrin kthesë tjetër (DETAJET)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hetimet lidhur me atentatin e ndodhur të dielën në Athinë, ku mbeti i vrarë 47 vjeçari Irakli Davella dhe u plagos 46 vjeçari Edi Lulo, kanë marrë një tjetër rrjedhë duke ndryshuar dhe hartën e veprimeve të autoriteteve.

Sipas burimeve nga policia greke, objektiv i atentatit ishte shtetasi i plagosur, lindur në Gjon të Pukës dhe banues në Kamëz. Pas komunikimeve me autoritetet shqiptare është vërtetuar se i plagosuri ka ndërruar identitet, me policinë vendase e cila ka zbuluar se kush është identiteti i vërtetë i shqiptarit.

Ai rezulton gjithashtu i dënuar në Greqi për ngjarjen e vitit 2011, ku u mbajtën peng disa punonjës në Dhomën e Avokatëve të Athinës dhe nën kërcënimin e armëve u grabitën 405.000 euro. Bashkë me këtë ngjarje ai u akuzua edhe për grabitje të tjera, si një rast një klinikë mjekësore në Pagrati të Athinës ku u grabitën pajisje me vlerë 110.000 euro.

Për këto ngjarje ai u dënua nga drejtësia greke. Pasi kreu burgun, mësohet se u riatdhesua në Shqipëri. Kohët e fundit jetonte në Dubai dhe në datën 9 dhjetor ka ardhur në Greqi me identitetin Edi Lulo. Me këtë identitet rezulton i regjistruar edhe në Shqipëri, ku rezulton edhe pronar i një biznesi në Durrës.

Burime bëjnë me dije se nga ana e policisë greke janë mbledhur disa të dhëna që mund të çojnë në identifikimin e autorëve. Nga komunikimi me policinë shqiptare është mësuar se Edi Lulo në Shqipëri konsiderohet një personazh i rëndësishëm dhe për këtë po mblidhet informacion edhe për konfliktet e tij por edhe për arsyen e ardhjes në Greqi.

Mësohet se para ngjarjes Edi Lulo dhe Irakli Davella po pinin kafe bashkë me dy persona të tjerë. Njëri ishte çuar më para nga tavolina, ndërsa ngjarja ka ndodhur kur Lulo, Davella dhe personi i tretë po shkonin për tek automjetet e tyre. Sapo kanë nisur të shtënat, personi i tretë është larguar dhe po kërkohet ende nga policia për të dhënë dëshmi.

Lexo edhe :  Ç’po ndodh mes presidentit e qeverisë?/ “Koka” e Vuçiç do të varet në referendum

Gjendja e 46-vjecarit Edi Lulo paraqitet tepër e rëndë, për shkak të plagëve të marra në kokë e bark.

/E.S

Të fundit

34-vjetori i themelimit të PD në Fier/Bardhi:Dinjitetin e fierakëve nuk e blen Balluku

Deputeti demokrat Gazment Bardhi ishte sot në Fier në aktivitetin e organizuar nga PD për 34 vjetorin e themelimit...

Bandat përplasen me forcat e policisë, 13 viktima

Në katër ditët e fundit në Porto Velho, kryeqyteti i shtetit Rondonia në Brazil, 13 persona janë vrarë si pasojë e përleshjeve mes bandave...

Katër planete ndriçojnë krah Hënës/ Hafizi: Ngjarje e rrallë, mund të zgjasë disa javë

Katër planete, Marsi, Jupiteri, Venusi dhe Saturni do të ndriçojnë krah Hënës dhe sipas fizikanes Mimoza Hafizi, është një ngjarje e rrallë. Në një intervistë...

Olta Xhaçka “harron” koleget për miqësitë e vjetra

Olta Xhaçka ka qenë ndër deputetet më të lakuara të muajve të fundit. Shkak për këtë kanë qenë pikërisht akuzat e Partisë Demokratike, që...

A do ta ndryshojë Donald Trump marrëveshjen e armëpushimit Izrael-Hamas?

Fati i marrëveshjes për armëpushimin në Gaza varet nga presidenti i ardhshëm amerikan, Donald Trump. Analistët mendojnë se natyra e tij e paparashikueshme mund...

Lajme të tjera

Web TV