“Kamera dhe ekspertë”, Celibashi tregon si do monitorohet procesi i votës së diasporës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Kryesia e Kuvendit, kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi deklaroi se deri më tani, procesi i përgatitjes për votën e diasporës ka shkuar mirë. Megjithatë, parashtroi mënyrën si është parashikuar të mbahet ky proces i parë i votimit nga jashtë. Së pari, theksoi se programi zgjedhor është i dedikuar dhe është ndërtuar me asistencën e ekspertëve ndërkombëtarë.

“Çështja kryesore për ne është ajo e informimit dhe edukimit të votuesve nga jashtë, me të gjitha aspektet. Natyrisht është sfidë, por me siguri do ia dalim.”

Së dyti, u ndal tek monitorimi i procesit.

“Besimi që duhet të reflektojmë tek të gjitha palët është çështje mjaft sensitive sepse mund të hedhë në erë të gjithë procesin. Dështimin nuk e konsideroj, por në rast se ka problematikë afekton gjithë procesin zgjedhor në Shqipëri. Ta bëjmë procesin të sigurt dhe të parë të tillë nga të gjitha palët!

Po punojmë ngushtë me partitë politike, përfshirë edhe PD-në. Aktet deri tani kanë kaluar pa kontestim, partitë kanë akses që nga hapi 1 e deri në përfundim të procesit të regjistrimit të votuesve. Monitorohet nga partitë, ato kanë të drejtë të caktojnë vëzhgues, kanë të drejtë për dy auditues teknikë që në sekondën e parë kur nis procesi.

Të ngarkojnë ekspertë të çdo lloj natyre, e po kështu qëndron qasja edhe për administrimin e fletëve të votimit. Është i monituar me kamera, do jenë në transmetim në kohë reale. Edhe procesi i dokumentacionit zgjedhor.”

Celibashi zbuloi edhe propozimin e tij që ka të bëjë me tavolinën ku do numërohen votat.

“Numërimi e vlerësimi i fletëve është në prani të partive politike, krahas dy punonjësve të KQZ-së në tavolinë, në draftin që i kam paraqitur Komisionit Rregullator, kam parashikuar që dy partitë të kenë një njeri që qëndron ulur aty, me status prezence. PS dhe PD, kamera në çdo tavolinë.”

Së fundmi, tha se ka pasur diskutime me qeverinë shqiptare lidhur me tarifën e shërbimit postar. Është sugjeruar që kostoja e dërgesës së fletës së votimit në vend të paguhet nga shteti.

Lexo edhe :  Berisha: Markat ‘Made in Albania’ do të mbushin dyqanet!

“Në buxhetin 2025, i është vënë në dispozicion KQZ-së buxhet për të paguar tarifën e shërbimit postar”, tha Celibashi./   S,M

Të fundit

Muaji i shenjtë i Ramazanit/ Ushqyesit më të nevojshëm gjatë agjërimit

Çdo vit, besimtarët mbajnë agjërim që nga agimi deri në perëndim të diellit për 29 ose 30 ditë, një...

Aktivitetet sizmike boshatisin rrugët e destinacioneve turistike në Greqi

Aktiviteti sizmik në Detin Egje ka boshatisur rrugët e destinacioneve turistike më të njohura të Greqisë, pasi shqetësimet për një tërmet të madh të...

Aksident në Laprakë/ Pas përplasjes me një automjet, ambulanca përmbyset në mes të rrugës

Mbrëmjen e djeshme, një aksident ka ndodhur në Laprakë, në zonën e njohur si “Kupola”, ku një ambulancë është përplasur me një automjet. Burime bëjnë...

33 mijë euro shishen e verës? Rama i përgjigjet komentuesve:Shpifja është e ndaluar në…

33 mijë euro shishen e verës? Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur dhe një komentuesi i cili i referohet një deklarate të Arben Ahmetajt në zyrën e...

‘Nuk jam tiktokist’, Rama tregon pse ka zgjedhur komunikimin ‘Sy m’sy’

Kryeministri Edi Rama deklaron pse ka vendosur të ketë komunikime të shpeshta me shqiptarët qoftë dhe ata në rrjete sociale "Puna ime nuk është punë krahu është...

Lajme të tjera

Web TV