Gjykata Kushtetuese në krizë/ Meta nga burgu: Narkoshteti po shkatërron sovranitetin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga qelia 313-të në kryeqytet kreu i PL-së Ilir Meta ka reaguar mbi situatën në Gjykatën Kushtetuese ku ende nuk dihet çdo të bëhet me mandatin e kryetares së këtij institucioni Holta Zaçaj.

Meta në Facebook e përshkruan situatën e Gjykatës Kushtetuese si një krizë të thellë të moszbatimit të ligjit, duke akuzuar qeverinë për ndërhyrje dhe manipulim të procesit për emërimin e anëtarëve.

Meta e përshkruan drejtësinë si të kapur nga mazhoranca, duke e quajtur “Narkodrejtësi” që vepron sipas interesave të qeverisë dhe grupeve kriminale.

Më tej shton se brenda mazhorancës ka një luftë për kontrollin e institucioneve të drejtësisë, duke e cilësuar këtë si një reflektim të interesave dhe përfitimeve të paligjshme.

Meta bën thirrje për protesta dhe mosbindje civile si e vetmja rrugë për t’i dhënë fund qeverisjes së ashtuquajtur “Narkoregjim”.

Reagimi i plotë i Metës: 

Kriza e shpikur për Gjykatën Kushtetuese tregon NarkoRepublikën që ka zaptuar zyrat e shtetit dhe qeveris sipas urdhrave të mafias dhe narkotrafikantëve.

Gjykata Kushtetuese është prej kohësh në krizë te thellë të moszbatimit të ligjit dhe Republika prej kohësh është vetem në letër për shkak të kapjes së drejtësise nga Edi Rama dhe përkrahjes, që i është dhënë kësaj drejtësie nga Narkodiplomatë të caktuar.

Prej vitesh u bllokua KED sepse nuk dilnin goglat si i kërkonte Edi Rama për ta rrëmbyer me çdo kusht e çdo mjet.

Gjyqtari përgjegjës për falsifikimet u amnistua nga SPAK, gjoja për mungesë pasojash, sepse bllokimi për vite i Gjykatës Kushtetuese nuk ishte problem dhe nuk kishte pasoja sipas për SPAK-ut të Edi Ramës.

Ky debat i shpikur reflekton luftën e brendshme te fraksioneve të “Rilindjes” brenda drejtësisë për ta kontrolluar atë për interesat dhe përfitimet e tyre të pista, por edhe në përmbushje të qëllimit të Edi Ramës për të kontrolluar Gjykatën Kushtetuese 9-0 vitin e ardhshëm si vijim i skenarit të dështuar të betimit tek Lana që u asgjesua në atë kohë nga unë, si President i Republikës.

Zgjidhja e kësaj krize të stisur nuk vjen përmes Gjykatës Kushtetuese, por vetëm nga respektimi i nenit 2 të Kushtetutës “Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit”.

Ndaj vijimi i protestave dhe mosbindja civile është rruga e vetme për t’i shkurtuar ditët Narkoregjimit që mbahet në këmbë nga Narkodrejtësia./e.t

Të fundit

Më 11 janar nis regjistrimi i diasporës, PD dhe PS me sytë nga jashtë vendit për vota

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike janë vënë në lëvizje për të nxitur diasporën të bëhet pjesë e zgjedhjeve të...

Gjysma e Shqipërisë në terr, nga Durrësi në Sarandë ndërpritet energjia elektrike

Një pjesë e madhe e qarqeve të vendit janë pa energji elektrike.  Raportohet se rreth orës 17:40, Durrësi, Vlora, Fieri, Lushnja e Saranda u...

Viti 2025 nis me diell, por si do të jetë parashikimi i motit këtë javë

Për javën që presim vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndueshme për shkak të masave ajrore të ftohta e të...

Shenjat që do përjetojnë ndryshim në jetën e tyre gjatë 2025-ës

Marrëdhëniet nuk janë gjithmonë të lehta, por është gjithmonë mirë të kesh universin në krah kur vjen puna për të gjetur dashurinë, dhe shenjat...

Alarmi nga fruthi/ Shtohen rastet në Shqipëri, ISHP: Vaksinimi ul përhapjen

Rënia e nivelit të vaksinimit ka rritur rastet me fruth. Shqetësimi ngrihet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë sipas së cilës shumë shtete nuk kanë...

Lajme të tjera

Web TV