Momenti kur këshilltari i Donald Trump humb ndjenjat në podium

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Alex Bruesewitz, një nga strategjistët e fushatës së suksesshme të Donald Trump në zgjedhjet e fundit presidenciale, humbi ndjenjat në podium, teksa mbante një fjalim në Nju Jork të dielën (16 dhjetor)

27-vjeçari, të cilit i atribuohet rimëkëmbja e imazhit të Trump tek të rinjtë amerikanë, po mbante një fjalim në një mbrëmje gala para “Republikanëve të Rinj,” kur befas humbi ndjenjat dhe u rrëzua në podium.

Siç shihet edhe nga pamjet, Bruesewitz filloi të kishte vështirësi në të folur, ndërsa në një moment dëgjohet të thotë, “Po harroj fjalët.” Pak sekonda më vonë, ai bie nga podiumi, ndërsa personat që gjendeshin pranë nxituan t’i vinin në ndihmë.

Bruesewitz është drejtues ekzekutiv i ‘X Strategies’, një firmë që ofron shërbime konsulence në politikë dhe për korporatat. Ai u nënkontraktua nga drejtuesit e fushatës së Donald Trump në verë, për të ndihmuar në rritjen e impaktit të fushatës tek të rinjtë amerikanë dhe më vonë u vlerësua si personi që e bëri Donald Trump sërish ‘cool’ mes votuesve të rinj./K.B

Të fundit

Koha kur Parashqevia nisej në Korçë për koncert, por përfundonte maleve në zbor

E shkëputur nga Shqipëria dhe publiku që e duartrokiti për vite me radhë, këngëtarja Parashqevi Simaku është rikthyer në vëmendjen e...

Spahiu: Nëse SHBA s’heq Non-Gratën, demokratët do bëhen kundër Trump apo kundër Berishës?

Në 'Frontline Interview' me Marsela Karapançon, juristi Kreshnik Spahiu ngriti pyetjen se çdo ndodh me demokratët dhe militantët nëse Trump dhe SHBA nuk heqin non gratën...

Si prodhohej municioni dikur? Fabrika e re pritet të jetë gati brenda vitit 2027

Fabrika e municionit në Kosovë pritet të ndërtohet dhe të fillojë prodhimin brenda vitit 2027. Kjo konfirmohet nga Ministria e Mbrojtjes të cilët thonë se...

Rama takim me stafin civil e ushtarak shqiptar në NATO, kryeministri nuk kursen batutat

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me stafin ushtarak dhe atë civil shqiptar në zyrat e NATO-s në Bruksel. Teksa vlerësoi kontributin e gjithsecilit,...

“Dush i ftohtë” për qeveritarët skocezë, u ndalohet përdorimi i Whatsapp

Skocia ndërmori vendimin drastik duke ndaluar përdorimin e aplikacioneve të mesazheve virtuale duke përfshirë edhe WhatsApp. Ky kufizim do të jetë për ministrat dhe...

Lajme të tjera

Web TV