Pesë qytetarë betohen për shtetësinë shqiptare/ Veliaj: Krenar për shtetasit e rinj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pesë qytetarë u betuan sot për marrjen e shtetësisë shqiptare në Bashkinë e Tiranës. Në fjalën e mbajtur në këtë ceremoni, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i uroi atyre sukses dhe i ftoi të bëhen pjesë e energjisë së jashtëzakonshme të kryeqytetit.

“Ju uroj shumë sukses dhe ju falënderoj që bëheni pjesë e asaj që ne e quajmë ‘skuadra Shqipëria’ ose ‘skuadra e Tiranës’. Në qoftë se të tjerët poshtë pemës së Vitit të Ri kanë dhurata të ndryshme, ju do të keni shtetësinë e re”, tha Veliaj.

Më tej, ai tha se qytetarët e rinj që i bashkohen kryeqytetit duhet ta konsiderojnë veten si pjesë e misionit për transformimin e Tiranës.

“Ky është një vit i veçantë për Tiranën, duke qenë se lë stafetën e Presidencës së rrjetit të bashkive të Ballkanit, dhe merr titullin Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025. Kjo të thotë se për shumë prej jush, do të ketë një mundësi fantastike për t’u përfshirë në jetën e qytetit, për të qenë të angazhuar, për të sjellë ndoshta idetë dhe kontributet tuaja në këtë mision për Tiranën. Shpresoj që secili prej jush, pasi të betohet, ta konsiderojë veten pjesë të këtij misioni dhe pjesë të kësaj energjie të jashtëzakonshme të Tiranës tonë”, shtoi ai.

Shtetasit më të rinj shqiptarë, Anisa Kapaj, Marina Migunova, Lajz Çapaliku dhe Peter Benedict Thompson, nuk e fshehën lumturinë për marrjen e shtetësisë shqiptare./e.t

Të fundit

Politika nuk i njeh më shqiptarët!

Nga Ben Andoni Luksi i një pjese jo të vogël të politikës sonë dhe mënyra sesi ulin armët e sherrit,...

“Kam ndjekur zhurmën për Parashqevi Simakun…”/ Pedagogia: Ajo është produkt i komunizmit

Nga Jonila Godole Kam ndjekur zhurmën mediatike këto ditë për Parashqevinë. Ndjesia e parë që pata ishte keqardhja. Si grua, nënë dhe njeri, uroj të...

Ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro, tregu valutor sot

Sot, më 17 dhjetor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 92.9 lekë dhe shitet 94 lekë. Euro sot blihet me 97.9 lekë, ndërsa në...

Çupi: E kanë kthyer në “madam” Berisha, por është njeriu më i rrezikshëm i vendit

Analisti Frrok Çupi nuk i ka kursyer kritikat ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Në një intervistë në emisionin “Real Story”, në ABC News, Çupi e...

Qeveria shqiptare do të emetojë për herë të parë obligacione 20-vjeçare në 2025

Qeveria shqiptare do të emetojë për herë të parë në vitin 2025 obligacione me maturim 20 vjeçar. Ministria e Financave ka planifikuar të zhvillojë ankandin...

Lajme të tjera

Web TV