Protesta e 23 dhjetorit/ Paralajmëron Këlliçi: Do të jemi kudo

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi politik për Tiranën në PD, Belind Këlliçi ka zhvilluar një takim me kryesinë e Degës 11 të Tiranës, ku ka diskutuar detajet e fundit për organizimin e protestës së 23 dhjetorit. Gjatë këtij takimi, Këlliçi ka theksuar rëndësinë e mobilizimit të qytetarëve për të siguruar pjesëmarrje masive në këtë protestë, e cila, sipas tij, do të jetë një moment vendimtar për të kërkuar një qeveri teknike dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme për Shqipërinë.

“Laprakën këtë herë do ta kemi në ballë të aksionit,” ka theksuar Këlliçi, duke shtuar se është koha që çdo shqiptar të bashkohet dhe të kërkojë një ndryshim në sistemin politik të vendit.

Këlliçi ka theksuar se mobilizimi për këtë protestë është në kulm dhe do të përfshijë çdo cep të Shqipërisë, për të sensibilizuar qytetarët dhe për të siguruar që protesta të jetë sa më e fuqishme. “Këtë javë do të jemi kudo, në çdo cep të vendit, për të sensibilizuar dhe mobilizuar çdo shqiptar,” tha ai.

Ai ka bërë thirrje për një veprim të menjëhershëm, duke theksuar se “koha nuk pret më,” dhe ka bërë apel për pjesëmarrje masive në protestë.

 

 

Të fundit

Sot konferenca e tretë ndërqeveritare Shqipëri-BE, ja delegacioni shqiptar në Bruksel

Procesi i Integrimit Europian të Shqipërisë vijon sot me zhvillimin e Konferencës së tretë Ndërqeveritare Shqipëri – BE për...

Politika nuk i njeh më shqiptarët!

Nga Ben Andoni Luksi i një pjese jo të vogël të politikës sonë dhe mënyra sesi ulin armët e sherrit, kur flitet për rrogat, janë...

“Kam ndjekur zhurmën për Parashqevi Simakun…”/ Pedagogia: Ajo është produkt i komunizmit

Nga Jonila Godole Kam ndjekur zhurmën mediatike këto ditë për Parashqevinë. Ndjesia e parë që pata ishte keqardhja. Si grua, nënë dhe njeri, uroj të...

Ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro, tregu valutor sot

Sot, më 17 dhjetor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 92.9 lekë dhe shitet 94 lekë. Euro sot blihet me 97.9 lekë, ndërsa në...

Çupi: E kanë kthyer në “madam” Berisha, por është njeriu më i rrezikshëm i vendit

Analisti Frrok Çupi nuk i ka kursyer kritikat ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Në një intervistë në emisionin “Real Story”, në ABC News, Çupi e...

Lajme të tjera

Web TV