Shtohen tumoret në aparatin tretës! Mjekët: Duhen më shumë kontrolle

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Stili i jetës, ushqimet që konsumojnë, mungesa e aktivitetit fizik kanë ndikuar në rritjen gati me tre-fish të tumoreve në aparatin tretës.

Shefi i shërbimit te kirurgjisë ne qendrën spitalore universitare prof. Arben Gjata shpjegon se janë tumore që kapen në stad të vonë, ndaj e kanë të pashmangshme kirurgjinë.

“Kemi rritje të ndjeshme të sëmundjeve malinje. Ne jemi aksi përfundimtar sepse kirurgjia është fundi, aty ku vinë pacientët pasi operohen dhe vihet re një rritje e patologjive malinje të organeve gastro–intestinale si p.sh: kanceri i stomakut, kanceri i kolonit, i pankreasit dhe kjo rritje është e verifikueshme edhe në statistika.

Nëse flasim për para viteve 90-të, në kemi pasur 7 raste me kancer kolorektal në 100 mijë banorë, ndërsa sot kemi vajtur në 18 raste për 100 mijë banorë. Pra kemi një trefishim të incidencës së kancerit të zorrës së trashë”-shprehet Arben Gjata, shef i shërbimit te kirurgjisë QSUT.

Prof. Gjata këshillon çdo person 50 vjeç të kryejë një ekzaminim të Aparatit tretës me kolonskopi apo fibroskopi.

“Vijnë pas stadit të 3-të për shkak edhe mungesës së kujdesit nga vetë qytetarët. Nuk bëjnë kontrollin bazë shëndetësor në mënyrë periodike, nuk kryejnë ekzaminime. P.sh. kanceri i kolonit duhet patjetër të ketë ekzaminime të hershme për tu trajtuar. Një person pas moshës 50 vjeç duhet të bëjë patjetër kolonoskopi, apo dikush tjetër që vuan nga stomaku duhet të bëjë ekzaminime te hershme por kjo lidhet ngushtë me mungesën e kulturës mjekësore që ne fatkeqësisht ende kemi“.

Ne konferencën e 31 te kirurgjisë janë diskutuar teknikat e reja te ndërhyrjeve kirurgjikale.

“Mjekë kirugë po debatojmë mbi mënyrat me të fundit siç janë laparoskopia apo më të rejat siç janë mënyrat robotike që besoj do t’i kemi edhe ne”.

Lexo edhe :  Gjel apo pulë deti? Cilin duhet të zgjidhni për recetat tuaj në mbrëmjen e fundvitit

Futja e këtyre teknikave ka ulur ditë qëndrimin e pacienteve ne spital./   S,M

Të fundit

Politika nuk i njeh më shqiptarët!

Nga Ben Andoni Luksi i një pjese jo të vogël të politikës sonë dhe mënyra sesi ulin armët e sherrit,...

“Kam ndjekur zhurmën për Parashqevi Simakun…”/ Pedagogia: Ajo është produkt i komunizmit

Nga Jonila Godole Kam ndjekur zhurmën mediatike këto ditë për Parashqevinë. Ndjesia e parë që pata ishte keqardhja. Si grua, nënë dhe njeri, uroj të...

Ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro, tregu valutor sot

Sot, më 17 dhjetor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 92.9 lekë dhe shitet 94 lekë. Euro sot blihet me 97.9 lekë, ndërsa në...

Çupi: E kanë kthyer në “madam” Berisha, por është njeriu më i rrezikshëm i vendit

Analisti Frrok Çupi nuk i ka kursyer kritikat ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Në një intervistë në emisionin “Real Story”, në ABC News, Çupi e...

Qeveria shqiptare do të emetojë për herë të parë obligacione 20-vjeçare në 2025

Qeveria shqiptare do të emetojë për herë të parë në vitin 2025 obligacione me maturim 20 vjeçar. Ministria e Financave ka planifikuar të zhvillojë ankandin...

Lajme të tjera

Web TV