“Tigrat Verdheblu” dhe “Tirona Fanatics”, dy tifozëritë përplasen në autostradë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elbasani luajti mbrëmjen e së shtunës në kryeqytet me Partizanin, ndërsa Tirana në Elbasan derbin me Dinamon. Teksa është i njohur rivaliteti i ashpër mes dy grupimeve ultras, edhe pse në ndeshje të ndryshme, ato janë takuar rrugës për në kthim, në një nga resortet pranë kryeqytetit.

Mësohet se disa ultras të bardhebluve kanë goditur me gurë autobusin në të cilin po udhëtonin ata të Elbasanit dhe më pas janë larguar. Për fat të mirë, situata nuk ka precipituar më tej, ku është evituar përleshja mes palëve.

Për këtë incident kanë reaguar ashpër “Tigrat Verdheblu”. Nga ana tjetër, grupimi “Tirona Fanatics” janë mjaftuar me një “story” në rrjetet sociale, ku duken në autostradë dhe me flakadanë të ndezur, teksa kanë “thumbuar” me një shprehje: “A ndalon tigri në errësirë”. Kjo tregon në njëfarë mënyre se dy grupimet janë ndeshur rrugës për në kthim në qytetet e tyre dhe nuk kanë munguar përplasjet./e.t

Të fundit

Rama në Bruksel: Sot do të hapim një kapitull të rëndësishëm për vendin tonë

Kryeministri Edi Rama foli nga Brukseli teka mbërriti për mbajtjen e konferencës së tretë ndërqeveritare. Rama tha se hapja...

Nga 1 janari 2025 pensionistët do udhëtojnë me abone falas, ja cilët janë përfituesit

Nga 1 janari i vitit 2025, pensionistët e Tiranës do të udhëtojnë falas në të gjitha linjat urbane të kryeqytetit, ndërsa do të jetë...

Ribashkimi i demokratëve/ Topalli: Iu desh kohë të kuptonin që parimet peshojnë më shumë

Drejtuesja politike e PD-së për Diasporën, Jozefina Topalli, foli mbrëmjen e sotme për  përplasjet që ndodhën mes demokratëve dhe bashkimin pas vendimit për vulën. Topalli...

Spahiu: Berisha dhe Rama synojnë që në zgjedhjet e 2025 të mbeten vetëm dy parti PD-PS

Juristi Kreshnik Spahiu teksa foli për zgjedhjet e 2025-ës, tha se synohet që vetëm Partia Demokratike dhe Partia Socialiste të dominojnë skenën politike. Ai thekson se...

Mehmet Shehu, pikëpyetjet mbi vdekjen e një kryeministri

Nga Leonard Veizi   Ai vazhdon të mbetet kryeministri më jetëgjatë i 112 viteve shtet shqiptar. Drejtoi ekzekutivin me dorë të hekurt për 27 vite me...

Lajme të tjera

Web TV