Ceremonia e inagurimit si president i SHBA-ve/ Mungon Zelensky, Trump shpjegon arsyen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Ukrainës Volodymyyr Zelensky nuk është i ftuar të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump muajin e ardhshëm, u tha presidenti i ardhshëm gazetarëve të hënën.

Trump, i cili mundi rivalen demokrate Kamala Harris muajin e kaluar, do të betohet zyrtarisht si presidenti i 47-të i SHBA-së më 20 janar në një ceremoni inaugurimi në Kapitol në Uashington, DC.

Të hënën, Trump mbajti konferencën e tij të parë zyrtare për shtyp që nga fitorja e zgjedhjeve.

I pyetur nga gazetarët nëse ai e kishte ftuar Zelenskyn, Trump u përgjigj: “Jo, nuk e ftova”. Ai, megjithatë, shtoi: “Nëse ai do të donte të vinte, unë do të doja ta kisha atë aty.”

Trump u takua me Zelensky këtë muaj në Paris së bashku me presidentin francez Emmanuel Macron për bisedime të përqëndruara në krizën e Ukrainës. Trump tha më pas se donte që armiqësitë midis Moskës dhe Kievit të përfundonin sa më shpejt të ishte e mundur.

NBC raportoi më vonë se ekipi i Trump ka punuar shumë për të ndërmjetësuar një armëpushim midis Ukrainës dhe Rusisë që mund të hapë rrugën për bisedimet e paqes. Trump ka kritikuar vazhdimisht administratën e presidentit aktual Joe Biden për trajtimin e konfliktit dhe ka pohuar se armiqësitë nuk do të kishin shpërthyer kurrë fare me të në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas raportimeve të mediave, Trump ka ftuar presidentin kinez Xi Jinping të marrë pjesë në inaugurim. Ftesa thuhet se është bërë në fillim të nëntorit, menjëherë pas fitores së Trumpit në zgjedhje. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse Xi e ka pranuar ftesën.

/E.S

Të fundit

Manjani-demokratëve: Jeni qesharakë komplet, rrini urtë aty e thoni që e menderosëm!

Ylli Manjani ka reaguar pas justifikimeve të demokratëve, se ka pasur votim familjar në diasporë. Ai thotë se i ka...

Votat në Tiranë/ Kryeson Gonxhja nga PS, Kapri i Mundësisë i merr mandatin PD!

Vijon në Tiranë numërimi i votave preferenciale të kandidatëve ku deri tani nga raportimet zyrtare të KQZ-së janë numëruar 815 nga 1282 kuti votimi. PS-ja...

Dhëndri i presidentit Trump, Jared Kushner, mban fjalim të shtunën në Tiranë

Dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner, pritet të vizitojë Tiranën në datën 17 Maj ku do të mbajë edhe një fjalim. Së paku kjo kuptohet...

Putin dhe Trump ndryshojnë mendje, nuk marrin pjesë në bisedimet për paqen në Turqi

Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij amerikan Donald Trump nuk do të marrin pjesë në bisedimet për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë...

Jennifer Lopez pëson dëmtim të rëndë në fytyrë

Jennifer Lopez kaloi disa momente frike, pasi planet e artistes per të drejtuar American Music Awards pothuajse u prishën për shkak të një dëmtimi...

Lajme të tjera

Web TV