Përvetësoi mbi 400 mln dollarë, Kina ekzekuton ish-zyrtarin e lartë të qeverisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kina ka ekzekutuar një ish-zyrtar i cili u dënua për korrupsion prej më shumë se 3 miliardë juanë (412 milionë dollarë), ka raportuar CCTV, duke cituar një gjykatë në Rajonin Autonom të Mongolisë Veriore të Brendshme.

Li Jianping, ish-sekretar i komitetit të punës së Partisë Komuniste të zonës së zhvillimit ekonomik dhe teknologjik Hohhot, u shpall fajtor për krime, duke përfshirë ryshfet, shpërdorim të fondeve publike dhe bashkëpunim me një sindikatë kriminale.

64-vjeçari Li fillimisht ishte dënuar me vdekje në shtator 2022 pasi autoritetet zbuluan se ai kishte shfrytëzuar pozicionin e tij si punonjës shtetëror për të përvetësuar fonde. Ai humbi një apel këtë gusht dhe vendimi u miratua më pas nga Gjykata e Lartë Popullore e Kinës.

Gjykata e lartë verifikoi se Li ka keqpërdorur mbi 1.437 miliardë juanë (197 milionë dollarë) nga fondet e kompanisë shtetërore “përmes mjeteve mashtruese”, nga të cilat më shumë se 289 milionë juanë (39.6 milionë dollarë) ende nuk janë rikuperuar./E.T

Të fundit

Spahiu: Nëse SHBA s’heq Non-Gratën, demokratët do bëhen kundër Trump apo kundër Berishës?

Në 'Frontline Interview' me Marsela Karapançon, juristi Kreshnik Spahiu ngriti pyetjen se çdo ndodh me demokratët dhe militantët nëse Trump dhe...

Si prodhohej municioni dikur? Fabrika e re pritet të jetë gati brenda vitit 2027

Fabrika e municionit në Kosovë pritet të ndërtohet dhe të fillojë prodhimin brenda vitit 2027. Kjo konfirmohet nga Ministria e Mbrojtjes të cilët thonë se...

Rama takim me stafin civil e ushtarak shqiptar në NATO, kryeministri nuk kursen batutat

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me stafin ushtarak dhe atë civil shqiptar në zyrat e NATO-s në Bruksel. Teksa vlerësoi kontributin e gjithsecilit,...

“Dush i ftohtë” për qeveritarët skocezë, u ndalohet përdorimi i Whatsapp

Skocia ndërmori vendimin drastik duke ndaluar përdorimin e aplikacioneve të mesazheve virtuale duke përfshirë edhe WhatsApp. Ky kufizim do të jetë për ministrat dhe...

Skadon “Air Albania”/ Stadiumi i Kombëtares shumë shpejt me një emër të ri

Në ditën e sotme, stadiumi i Kombëtares Shqiptare ka pastruar shkrimin "Air Albania", emri me të cilin titullohej arena e skuadrës sonë. Siç shihet nga...

Lajme të tjera

Web TV