Dita Ndërkombëtare e Migrantëve/Balla: U nisën në kërkim të një jete më të mirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Ditën Ndërkombëtare të Migrantëve, Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla nderon të gjithë emigrantët shqiptarë kudo janë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ministri Balla shpreh mirënjohjen për të gjithë ata shqiptarët që 33 vjet më parë kërkuan një jetë më të mirë, që duke rrezikuar jetën e tyre u kthyen në simbolin e lirisë.

“Dita e sotme në mbarë globin i kushtohet sakrificave të pafundme dhe të papërshkrueshme të migrantëve. Migracioni mbetet një sfidë e madhe globale dhe një realitet dinamik, i cili ndikon cilësinë e jetës dhe kërkon respektimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve. 33 vite më parë shqiptarët u nisën me anije apo përmes shtigjeve malore drejt vendeve fqinje Italisë dhe Greqisë si migrantë në kërkim të një jete dhe mundësive të reja. MIRËNJOHJE” thotë ministri Balla.

Pas kontributit të madh ekonimik me remitancat që dërgojnë në vendlindje prej dekadash, tashmë diaspora shqiptare për herë të parë do të luajë një rol tjetër të rëndësishëm, duke shprehur vullnetin politik me votën që zgjedh udhëheqjen e vendit të tyre.

Dita Ndërkombëtare e Migrantëve më 18 dhjetor shërben për të kujtuar diversitetin dhe rëndësinë e ruajtjes së të drejtave dhe dinjitetin e emigrantëve dhe refugjatëve në mbarë botën, pavarësisht sfondit dhe arsyeve që i shndërrojnë ata në migrantë./K.B

Të fundit

Çfarë duhet të konsumoni dhe të shmangni gjatë Ramazanit?

Ramazani është një periudhë e shenjtë për myslimanët, ku agjërimi është një nga shtyllat kryesore të fesë. Gjatë këtij...

Si ndikon plakja tek aftësia për t’u përqëndruar

Ashtu siç mund të mos vraponi më aq shpejt siç bënit kur ishit të rinj, ashtu edhe aftësia për të mësuar, mbajtur mend dhe...

Vila e Ahmetajt në Palasë lihet në sekuestro, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën

Apeli i GJKKO ka lënë sot në fuqi sekuestrimin e vilës në Palasë të ish-gruas së Arben Ahmetaj TIRANË- Apeli i GJKKO ka lënë në...

BE rrit shpenzimet për mbrojtjen! 800 miliardë euro “kundër” Rusisë, mbështetje Ukrainës

Samiti i krizës në Bruksel prodhoi një deklaratë unanime mbështetëse të krerëve të bllokut europian për planin e rritjes masive të shpenzimeve për mbrojtjen. Udhëheqësit...

Drejtori i policisë së Tiranës paraqitet në SPAK

Drejtori i policisë së Tiranës paraqitet në SPAK.

Lajme të tjera

Web TV