Netflix është gjobitur me 4.75 milionë euro nga autoriteti holandez i mbrojtjes së të dhënave për shkelje të të dhënave të klientëve.
“Netflix nuk i informoi klientët me qartësi të mjaftueshme në deklaratën e tij të privatësisë për atë që bëri me të dhënat e tyre midis 2018 dhe 2020“-tha agjencia holandeze për mbrojtjen e të dhënave në një deklaratë.
Kuvendi i Kosovës dhe Shqipërisë seancë të përbashkët! Zbardhet axhenda e 20 dhjetorit
“Për më tepër, klientët nuk morën informacion të mjaftueshëm kur pyetën Netflix se çfarë të dhënash po mblidhte kompania për ta”, tha rregullatori.
Autoriteti theksoi që Netflix që atëherë ka përditësuar deklaratën e tij të privatësisë dhe ka përmirësuar dhënien e informacionit./E.T