“Non grata” në fuqi, SHBA afron opozitën, por rilargon Berishën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Diplomatja amerikane Nancy VanHorn thekson se SHBA nuk do të angazhohet me individë të përfshirë në korrupsion. Rikonfirmimi se SHBA nuk ka ndryshuar asnjë qëndrim në raport me Berishën që e ka shpallur “non grata”, cilësohet si goditje për kreun e PD-së në prag të fushatës elektorale.

Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar një deklaratë të të Ngarkuarës me Punë të SHBA në Shqipëri, Nancy VanHorn, në lidhje me procesin politik për zgjedhjet e 2025. Deklarata u shpërnda në rrjetet sociale, ku VanHorn theksoi rëndësinë e një opozite të shëndetshme dhe konstruktive për demokracinë.

Ajo nënvizoi se SHBA mbetet e palëkundur në pozicionin e saj për të mos u angazhuar me persona të përfshirë në korrupsion madhor, duke lënë të kuptohet se ky qëndrim përfshin kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha. “Nxis të gjitha palët të angazhohen në mënyrë konstruktive në një proces politik që është i barabartë për të gjithë,” u shpreh VanHorn në deklaratën e saj, duke vlerësuar gjithashtu takimet e zhvilluara me përfaqësues të ndryshëm të opozitës.

“Një opozitë e shëndetshme është pjesë e rëndësishme e një demokracie të gjallë. Ne i qëndrojmë pozicionit tonë të kahershëm se nuk angazhohemi me individë të përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor.” Deklarata e ambasadës erdhi në një moment kur tensionet politike po intensifikohen për zgjedhjet e ardhshme. Reagimi i Partisë Demokratike pas kësaj deklarate nuk vonoi, duke sjellë në fokus shqetësimet që opozita ka ngritur gjatë takimeve me përfaqësues të ambasadës amerikane.

Burime nga selia blu konfirmojnë se disa deputetë të PD-së janë takuar me Nancy VanHorn javën e kaluar, ku kanë shprehur shqetësime lidhur me procesin zgjedhor dhe sfidat që opozita përballet.  Në takim, deputetët kanë diskutuar për përdorimin e pushtetit nga mazhoranca gjatë zgjedhjeve, ndikimin e krimit të organizuar dhe mungesën e hapësirës së opozitës në Kuvend.

Lexo edhe :  Primaret/ Voton Berisha: PD prin në betejën e saj për liritë e të drejtat e qytetarëve

Ata kanë theksuar gjithashtu shqetësimin për mungesën e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë dhe kanë kërkuar krijimin e një qeverie teknike përpara zgjedhjeve të 2025, si garanci për një proces zgjedhor të ndershëm dhe të barabartë.

Në këtë takim, të pranishëm ishin deputetët Jorida Tabaku, Oerd Bylykbashi, Tomorr Alizoti, Helidon Bushati dhe Kreshnik Çollaku. Sipas PD-së, këto diskutime tregojnë përpjekjen e opozitës për të adresuar problematikat e procesit zgjedhor dhe për të siguruar që vota e qytetarëve të mbrohet nga çdo ndërhyrje apo abuzim.

Qëndrimi i ambasadës amerikane për të mos bashkëpunuar me individë të lidhur me korrupsionin mbetet një pikë e fortë për debat në politikën shqiptare. Ndërsa SHBA vijon të kërkojë një proces politik të barabartë dhe konstruktiv, Partia Demokratike ngre zërin për sfidat e saj si opozitë, duke insistuar se qeveria teknike është rruga e vetme për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Këto zhvillime kanë sjellë edhe një herë në qendër të vëmendjes marrëdhënien mes opozitës dhe faktorit ndërkombëtar, ndërsa zgjedhjet e ardhshme pritet të jenë një test i rëndësishëm për stabilitetin politik dhe demokratik të vendit.

Të fundit

‘Denonco krimin zgjedhor’! SPAK hap faqen online për 11 Majin: Zyrtarët dhe…

Prokuroria e Posaçme hap në faqen e saj zyrtare online (link), ku mund të denoncohen të gjitha krimet elektorale...

“Mbyllja e Tik Tok censurë”, Topalli: Rama në 2021 mbylli dhe kufirin më alibinë e Covid…

Mbyllja e platformës TikToK dy muaj para zgjedhjeve të 11 majit për koordinatoren e PD-së për Diasporën, Jozefina Topalli, tregon frikën e Ramës nga...

“Histerike, ik pir**u!”/ Andi Bushati sherr me Klodiana Lalën, largohet nga studio

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, është diskutuar përgjimi i një anëtari të Gjykatës Kushtetuese nga SPAK dhe ka patur një debat të fortë...

Veliaj: Si penetruan në majën e drejtësisë juristë me 5-a?

Kryebashkiaku Erion Veliaj flet ekskluzivisht për Report Tv nga burgu, aty ku ndodhet prej 25 ditësh. Për herë të parë, Veliaj ‘shfaqet’ në televizion falë...

15 Marsi, dita kur ose duhet të mbyllim TikTok-un, ose SPAK-un

Nga Mero Baze 17 vjet më parë, 15 marsi qëlloi e shtunë, njësoj si këtë vit. Ndërsa njerëzit ende nuk ishin nisur nga Tirana për...

Lajme të tjera

Web TV