Veç kartave fizike të identitetit, shqiptarët do të kenë letërnjoftime digjitale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për të aplikuar në universitet, hapur llogari bankare, marrë makinë me qira apo rezervuar në hotel nuk do të jetë më nevoja për një kartë fizike identiteti. Së shpejti shqiptarët do të kenë letërnjoftime digjitale me anë të së cilave do mund të marrin të gjitha shërbimet publike apo të kompanive si Facebook dhe Google.

Projekti “Identiteti digjital për shtetasit shqiptarë” është një hap drejt modernizimit, integrimit në Bashkimin Evropian dhe përmirësimit të shërbimeve publike. Ky hap do të lehtësojë në mënyrë graduale proceset ekonomike si brenda vendit, por edhe në ato ndërkufitare, duke dhënë impakt pozitiv si për qytetarët, ashtu dhe për ekonominë e vendit.

Ministria e Brendshme

Pas “dritës jeshile” gjatë konsultimit publik, projektligji “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë” i hartuar nga Ministria e Brendshme ka kaluar tashmë për shqyrtim në Parlament.

Kjo do të kontribuojë në modernizimin e administratës publike dhe do të lehtësojë aksesin e qytetarëve në shërbime digjitale. Kjo ndërhyrje do të kontribuojë në zhvillimin ekonomik, social dhe institucional të vendit, duke përmirësuar cilësinë e jetës për qytetarët e duke rritur konkurrueshmërinë e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Ministria e Brendshme

Nisma ligjore me kosto mbi 5 miliardë lekë, qëllimi së cilës është që të zëvendësojë dokumentet fizike të identifikimit dhe dokumentet zyrtare vlerësohet të ndihmojë edhe në luftën ndaj krimit të organizuar dhe mashtrimeve në internet.

Një identitet digjital i përbashkët gjithashtu mund të ndihmojë në luftën kundër krimit të organizuar dhe mashtrimeve në internet, duke rritur sigurinë dhe besueshmërinë e transaksioneve online.

Ministria e Brendshme

Identiteti Digjital u prezantua për herë të parë zyrtarisht nga Komisioni Europian në qershor të vitit 2021. Një nga argumentet kryesore në favor të e-ID është pikërisht se do t’i japë më shumë kontroll qytetarëve mbi përdorimin dhe ndarjen e të dhënave të tyre personale./K.B

Të fundit

17 fakte që mund të mos i dini për Milanon

17 fakte që mund të mos i dini për Milanon: 1. Milano, që ndodhet në veri të Italisë, njihet si...

7 Marsi i fundit, dy mësuese mes lotësh rrëfejnë ndjesitë e bukura të profesionit

Meleqe Hasa dhe Elida Bylyku janë dy mësueset më të vjetra në shkollën “Qamil Guranjaku” në Elbasan. Sivjet, pas 38 vitesh punë, ky është 7 Marsi i tyre i fundit si mësuese mes...

Ceremonia e nderimit të mësuesve, Manastirliu: Meritoni më të mirën

Me rastin e “Ditës së Mësuesit”, Ministria e Arsimit dhe Sportit organizoi një ceremoni të veçantë në Pallatin e Brigadave, ku u nderuan disa...

Zbuloni frutat që ndihmojnë në djegien e yndyrës së barkut

Nëse qëllimi juaj është të humbni peshë dhe të reduktoni yndyrën e barkut, atëherë aleati juaj është fibra. Reduktimi i yndyrës së barkut nuk...

Kanabisi mjekësor, zonat ku do lejohet kultivimi!

Qeveria miratoi dje zonat kadastrale në të cilat lejohet kultivimi i bimës së kanabisit për qëllime industriale. Vendimi është marrë dje në mbledhjen e...

Lajme të tjera

Web TV