Deputeti Agrion Shehaj vijon të mbajë foltoren e kuvendit të bllokuar, pasi kryetarja Elisa Spiropali nuk i dha fjalën për replikë me ministrin Malaj. Ai nuk la të flasë as ish-kryeministrin Sali Berisha.
“Shehaj nuk la as ish-kryeministrin Berisha të mbajë fjalën. Nuk i fiton dot votat as me populizëm, as me TikTok. Do ndërpres seancën”, tha Spiropali./K.B