Tirana u ndriçua nga shumë drita dhe ngjyra artistike.
Për herë të parë, fondacioni kulturor “Dritëro Agolli” solli në mes të kryeqytetit aktivitetin kulturor Sunlights, që në qëndër të vëmendjes kishte dritën, atë natyrale dhe artificiale.
Të pranishmit ishin nga të gjitha grupmoshat, që fëmijë e deri të rritur.
Të gjithë e gjetën veten në një nga aktvitetet e ralizuar te parku riia, mbrëmjen e 18 dhjetorit.
Studentët nga universiteti “Polis” u bënë pjesë e një leksioni nga pedagogu Ledion Bregasi I cili solli komentoi përdorimin dhe magjinë e dritës natyrale në arkitekturën e lashtë dhe atë modern.
Bregasi solli disa shembuj nga arkitektura, ku ajo që I karakterizonte, ishte mënyra se si drita përcohej brenda ndërtesave.
“Stonehenge është një shembull se si njeriu jo vetëm ka dashur të kontrollojë tokën, por edhe qiellin dhe diellin.
Panteoni në Romë gjithashtu, ideja e ndërtimit të një tempulli për të gjitha Perënditë, dhe nese ngrejme sytë nga qielli, atje do të shohim një kube, që lejon dritën të futet brenda.
Përmes kësaj kubeje, edhe një herë njeria ka dashur të tregojë se sa të lidhur jeni me dritën dhe pozicioni që merr dielli në panteon tregon për stinët
Drita nuk është vetëm çështj teknike por një fenomen që na bën të mendojmë për qënien tonë në tokë. Jo vetëm nga drita natyrore, por edhe me dritë artificiale mund të krijohen instalacione të mrekullueshme. Sot kemi arkitektura që krijohen vetëm nga drita, për të treguar se sa e fortë është ajo.”, është shprehur Bregasi.
E ndërsa studnetët shfaqën interes për të mësuar më shumë për dritën në arkitekturë, më të vegjlit sollën këngë dhe poezi.
Nxënëist e “Klea Huta Akademi” interpretuan poezi të Dritëro Agollit, ndërsa të tjerë, me zërin e tyre të mrekullueshëm performuan këngë të ndryshme.
Për përfaqësuesit e Klea Huta Akademi, bashkëpunimi me fondacionin Kulturor “Dritëro Agolli” është një mundësi e mirë që nuk duhet humbur.
“Bashkepunimi me Dritero Agollin na frymëzon t’i sjellim publikut art cilësor dhe vlera” u shpreh njëra prej mësueseve të KHA
Aktivitetet për fëmijë përfshinin edhe praktikimin e vizatimit. Të gjtihë të interesuarit provuan të pikturonin peisazhe apo portrete duke luajtur me dritën.
Qielli I Tiranës u kthye në skenë të mrekullueshem të artiti teknologjisë dhe shpirtit krijues të mjeshtrit Florian Çanga, një simfoni magjike e dritave arkitektures dhe poezisë.
Mbremja magjike vijojë gjatë me muzikë dhe dhe tinguj të mrekullueshëm të cilave nuk mund ti rezistoje.
Sunlights, nën mbështetjen edhe të bashkissë së Tiranës dhe është një aktivitet I cili do të zhvillohet edeh gjatë mbrëmjeve të 19 dhe 20 dhejtor./K.B