Belgjika do ndalojë cigaret elektronike nga Janari 2024

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga janari i vitit 2024, Belgjika do të bëhet vendi i parë në Bashkimin Evropian që do të ndalojë shitjen e cigareve elektronike (vape-s) për shkak të shqetësimeve lidhur me përdorimin e tyre tek fëmijët.

Ministri i Shëndetësisë, në një deklaratë tha se cigaret elektronike janë krijuar për të tërhequr të rinjtë dhe se numri i të rinjve që filluan të përdorin vape-s është rritur në vitet e fundit.

Ai shtoi se ky trend është shqetësues, pasi më shumë të rinj po konsumojnë vape-s sesa cigare tradicionale.

Edhe pse disa mendojnë se vape-s mund t’i ndihmojnë duhanpirësit të heqin dorë nga cigaret tradicionale, autoritetet shëndetësore janë të shqetësuara për modelet dhe shijet e shumëngjyrshme të vape-s, të cilat tërheqin fëmijët.

Në Belgjikë, shitja e vape-s është tashmë e ndaluar për personat nën moshën 18 vjeç.

Një sondazh i vitit 2022 nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, i cili përfshiu 20,000 të rinj belgë të moshës 11 deri 18 vjeç, tregoi se 12% e tyre kishin përdorur vape-s gjatë 30 ditëve të fundit, një numër më i lartë se dyfishi i atij të vitit 2018.

Gjermania dhe Franca po punojnë për të miratuar ligje të ngjashme për ndalimin e vape-s, ndërsa Britania ka planifikuar të ndalojë shitjen e tyre që nga qershori i vitit 2024./e.t

Të fundit

Fier/ U rrëzua nga shkallët, ndërron jetë në spital 69-vjeçari

Fier- Një 69-vjeçar ka ndërruar jetën në spital, pasi u rrëzua aksidentalisht nga shkallët. “Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier-...

Protestë në Prishtinë në Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Dhjetëra persona kanë protestuar në Prishtinë të shtunën në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, duke kërkuar më shumë të drejta, barazi dhe drejtësi për gratë. Ata...

Berisha premton të kthejë taksën e sheshtë, çmimi i energjisë do ulet në 6 lekë/kw

Kryetari i PD, Sali Berisha prezantoi disa pika të programit ekonomik me fokus biznesin. Gjatë komunikimit me ndjekësit në rrjetet sociale, Berisha tha se...

Festë, urime dhe…punë/ Pamjet ‘ndryshe’ që na vijnë për 8 Mars nga Tirana (FOTOT)

Përtej urimeve, dhuratave dhe festimeve, rrugët e Tiranës paraqesin edhe një pamje tjetër në 8 Mars. Ndonëse dita e tyre, gratë dhe vajzat, sikurse çdo...

Luiz Ejlli sapo konfirmoi që do të jetë moderator i këtij emisioni? (Foto)

Prej ditësh, rrjeti po zien nga thashethemet se Luiz Ejlli mund të jetë prezantuesi i sezonit të dytë të “Ferma VIP”. Megjithëse Fjoralba Ponari...

Lajme të tjera

Web TV