Nga Sefer Pasha
Gaspër Çurçia ishte muzikant. Ai i binte trombës si askush tjetër. Dhe është i papërsëritshëm. Ka shkëlqyer në disa festivale të Radjo – Televizjonit Shtetëror. Ata që janë gjallë thonë fjalët më të mira për të. Por “mbreti” i trombës bëri një gabim. Ai fallsifikoi një bllok me bileta treni. E zbuluan, e arrestaun dhe ai përfundoi në humnerë megjithë talentin e tij të jashtëzakonshëm. Sot nuk fallsifikohen me bileta treni. Fallsifikohet historia. Grabiten pronat e vendit. Maskarenjtë kanë zaptuar tokat, plazhet, pyjet, lumenjtë, liqenet e bjeshkën. Politikanët kanë llogari bankare në të gjithë bankat e botës. Një pushtetar qoftë ky dhe kryeministër kur e shikon se nuk ka dritë jeshile në fund të tunelit duhet të largohet për në hapsira të tjera qofshin këto dhe private. Poeti i madh Qipërjot Kavafis në poezinë:- “Mbreti Dhimitër” shkruan: – /Jo si një mbret po si një aktor//Ai veshi mantelin gri në vend të rrobës mbretërore//Dhe u largua i qetë/.
Muzikantin tragjik Gaspër Çurçia nuk e marim në mbrojtje për gjestin që bëri. Kohët kanë ndryshuar. Disa fenomene edhe për keq. Isha në një takim në Prizren. Një miku im promovonte një libër për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Ishte i ftuar dhe një oligark nga Shqipëria. Ai ka në Tiranë në pronësi një medja të fuqishme. Kur oligarku filloj të përshëndes një prizrenas që ishte përpara meje i tha tjetrit të cilin e kishte përbri: – Ky që po flet pastron në medjan para të pista. Ai përmendi dhe emra. O zot thashë me vete! Sa i pafajshëm më duket trombisti Gaspër Çurçia. Ai fallsifikoi një bllok me bileta treni. Maskarenjtë e Ali Asllanit e “gjerbën” pasurinë kombëtare. Dhe recitoj me zë të lart vargjet e poetit të pavdekshëm:- /Koha është e maskarenjëve//Por atdheu i shqiptarëve”. Pronarët e Ujit të Glinës janë bërë miljarder. Po ata janë të zot thonë ambicjozët. E filluan tregëtinë duke shitur në Kakavijë çamçakiza. Jemi në kapitalizëm. Nuk i kundërshtoi veçse u kujtoj se taksat që ata paguajnë janë qesharake. Vetëm qindarkat hyjnë në buxhetin e shtetit. Prandaj mirëqënia vazhdon të jetë për faqe të zezë. Pensjonistët nuk futen dot në kafene. Nuk e dinë se ku bje Gjiri i Lalëzit, ku janë vilat e oligarkëve dhe të trafikantëve të drogës. Ka probleme në infrastrukturë e në luftën kundër krimit të organizuar. Nuk janë të pakta rastet kur grabitësit marin dënime simbolike. Paguajnë e dalin nga burgjet. Dhe prapë e ilustroj opinionin tim me atë që i ndodhi Gaspër Çurçisë e më herët me Sejfulla Malshovën arkivolin e të cilit e hipën në një qerre dhe e shoqëroi në varrim vetëm e motra. Tani në këtë kaos vlerash të babziturit janë më të sofistikuar. Dhe shumë fenomene shpalosin absurditete pa mirkuptueshmëri. Njerëzit nuk punojnë, por merren me llafe e telenovela. Çfarë nuk po thuhet nga tutorët për këngëtaren Parashqevi Simaku të cilën po e satanizojnë tinëzisht!. “Jagot” dhe egoistët e ndyrë fabrikojnë vidjo të myrrëtyera për ikonën e këngës shqiptare, që paska humbur si sëpata pa bisht. Thuhet se djalli motivohet nga urrejtja. Dhe llogjet nëpër bujtinat e kafeneve janë “qershia mbi tortë” për maskarenjtë e Ali Asllanit, të cilët i fillojnë qokat e hazërta me Parashqevinë me një sarahoshmëri të paparë. Një proverb i lashtë në Kavajë thotë: – “Ku di Havaja se ç’është dynjaja”. Këngëtarja e madhe ra në depresion pas një dramë të dhimbëshme që i ra për hise dhe që nuk i pati më bathët të mbara e s’u djellëzua në ajrin e qashtër. Ky qe trilli fatit që e kuturisi. Baltosja e imazhit të këngëtares këto ditë mes krizash e intrigash pa sens përgjegjësie janë shëmbëlltyra dhe “molla e artë” e vargjeve të epërta të Ali Asllanit. Për Parshqevinë dikur populli në dasma këndonte: – /Tre helikopter që ka Shqipëria//Një e ka Parashqevia/. Personazhi i Tolstoit tek novla: “Lumturia e familjes” thotë: – “Në jetë ka vetëm një lumturi të padyshimtë. Të jetosh për tjetrin”! Eposi gjallë i urrejtjes është lënda burimore e manjakëve që gjatë gjithë ditës kë nuk zënë në gojë me shajni dhe fabula të pashoqe. Këtej pari xhambazët dhe hjeksit e kësaj kohe me stuhi nervash marin dhe rolin e “prekurorit” se “kush e ka rradhën për tu arrestuar” dhe krijojnë orbita të rrezikëshme tek familjet në fejzbuk. Telenovelat sidomos për Parashqevi Simakun me makthe të kujtojnë këngën: – /Për xhenet u nisëm//Sosëm në xhehnem//Shqipëri moj kuçkë//Ç’na bere verem/. Por shyqyr që shtrëngata për Parashqevinë në disa rrafshe kaloj pa ndonjë dalldi për hajnat me logjikë tribale e imagjinata groteske. “Çakajt” vazhdojnë të shkruajnë tregime, novela e romane pa i ditur në rrënjë misteret apo mëkatet e këngëtares gjatë këtyre tridhjetë vjetëve në Amerikë e që për të po kërkojnë të apostrofuara “shkop prej thane e bijë prej nane”. Me këtë prozë të shkurtër siç e thamë që në krye të herës ne nuk e marim në mbrojtje trombistin Gaspër Çurçia. Por ndonjë krahasim edhe mundet të këndellet në realitetin tonë makabër. Populli me instikt të fortë të voton për deputet. Në fakt Ti je një mit i rremë dhe lufton për qeraxhillëk. Arrin të bëhesh ministër dhe si babëzitur me prurje tërthore gllabëron tendera, vende pune, merr rrushfete, vjedh votat, divorcohesh me gruan si në cirk yjesh, bashkëpunon me krimin e organizuar, ndërkallesh i cingërisur në shpinore të ngjarjeve pa bërë antropologjinë e situatave. Një personazh i O, Henrit thotë: “Nuk janë të gjithë heronjtë… heronj prej çeliku dhe ari. Ka dhe të tjerë që vringëllijnë ndonjë armë prej kallaj dhe prej hekuri të lyer me argjend shkel e shko”. Themeluesi i Tiranës Sulejman Pashë Bargjini ndërtoi një furrë buke, një pus, një banjë dhe një xhami.