‘Parti Enver, jemi gati kurdoherë’/ Miratohet me kaos Buxheti 2025 në Bashkinë Shkodër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli i Bashkisë Shkodër ka miratuar buxhetin e vitit 2025 në një mbledhje të tensionuar, ku përveç diskutimeve të ashpra, opozita dhe mazhoranca u përballën me replika dhe kundërshtime. Buxheti u miratua vetëm me votat e mazhorancës, pasi opozita nuk pranoi të merrte pjesë në procesin e miratimit pa pasur mundësi për të shprehur mendimin e saj.

Mbledhja nisi normalisht, ku kryetari i Bashkisë, Benet Beci, prezantoi tre projektet kryesore: investimet strategjike për të transformuar Shkodrën në një qendër kryesore të rajonit, realizimin e projekteve aktuale dhe planifikimin e atyre të ardhshme, si dhe një pikë të tretë për përmirësimin e administratës bashkiake.

Megjithatë, pas fjalës së kryebashkiakut, opozita kërkoi fjalën, por kryetari i këshillit bashkiak, Oltion Luli, i dha fjalën drejtoreshës së financave, Teuta Haxhi, për të shpjeguar detajet teknike të buxhetit. Opozita e kundërshtoi këtë vendim, duke kërkuar të marrë fjalën pas fjalimit të kryebashkiakut.

Pas një pauze disa minutëshe, mbledhja rinisi, por edhe gjatë pushimit, nuk u arrit një dakordësi. Anëtarët e opozitës u ngritën pranë foltores dhe nisën replika të ashpra me kryetarin e këshillit. Përfundimisht, nën tension, kryetari i këshillit ftoi mazhorancën të votojë buxhetin pa asnjë diskutim të mëtejshëm.

Në fund të mbledhjes, opozita shprehu pakënaqësinë me situatën dhe, me ironi, thërriti “Parti Enver, jemi gati kurdoherë”, duke iu referuar sistemit komunist dhe duke theksuar akuzat për mënyrën autoritare të miratimit të buxhetit.

Të fundit

“Porche” me shpejtësi skëterrë në rrugën Transballkanike, “merr para” 5 automjete (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Vlorë. Një makinë tip Porsche, duke lëvizur me shpejtësi...

VIDEOLAJM/ Gratë dhe vajzat marshim në Tiranë: Nuk është krim pasioni, është Femicid

“Mos ma prek lirinë”, “Nuk është krim pasioni është femicid”, “Jemi gra të egra”. Ishin këto mesazhet e forta që përcollën dhjetëra gra që...

Berisha prezanton programin për ‘Fuqizimin e grave dhe vajzave’,

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha së bashku me ekspertë të opozitës dhe me mbështetjen e Fondacionit të CDU gjermane ‘Konrad Adenauer’, po zhvillojnë...

Epidemi fruthi në SHBA, qindra të infektuar dhe dy viktima, CDC vë alarmin

Epidemia e fruthit që ka shpërthyer në jugperëndim të Shteteve të Bashkuara ka marrë jetën e dy personave, ndërsa rastet tashmë kanë arritur në...

I riu me flamur palestinez ngjitet në Kullën Elizabeth, mbyllet zona përreth Big Ben

Zona përreth Big Ben u mbyll ndërsa një burrë me flamur palestinez ngjitet në Kullën Elizabeth. Policia vendosi kordonin dhe mbyll urën Westminster. Shërbimet e urgjencës...

Lajme të tjera

Web TV