“SHBA mbështet punën e SPAK”/ Kasanof: Çmimi për Dumanin, edhe për Shqipërinë, guxim…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendës ndihmës sekretari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof thotë se SHBA mbështet punën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), në luftën për goditjen e pandëshkueshmërisë në nivele të larta të politikës.

Gjatë fjalës së tij në aktivitetin për 5-vjetorin e SPAK, Kasanof u shpreh se çmimi që sekretari amerikan Antony Blinken i dha kreut të SPAK, Altin Dumani, ishte edhe për Shqipërinë. Kasanof shtoi se u desh guxim i madh për të nisur këtë rrugëtim dhe për të ndërtuar një institucion nga hiçi.

“Faleminderit për mundësinë që t’iu bashkohem. Është nder dhe privilegj. Së pari, urime kryeprokurorit Dumani për shpalljen kampion i antikorrpusionit nga sekretari Blinken. Ishte ditë e madhe për Shqipërinë. Ky çmim nuk është vetëm për Dumanin, por për SPAK dhe Shqipërinë. Blinken vlerësoi punën e SPAK.

Është moment emocionues, ju përgëzojmë nga Uashingtoni. U desh guxim i jashtëzakonshëm për të nisur këtë rrugëtim. Guxim për të ndërtuar një institucion nga hiçi, për të luftuar shumë korrupsionin dhe krimin e organizuar”, theksoi ai./   S,M

Të fundit

Të rinjtë në diasporë lindin më shumë, arsyet pse çiftet në Shqipëri bëjnë të kundërtën

Të rinjtë shqiptarë në emigracion lindin më shumë fëmijë se bashkëmoshatarët e tyre në Shqipëri. Rritja vit pas viti...

8 Marsi/ Ikonat e lëvizjes emancipuese të gruas në Gjermani

Në fund të shekullit të 18-të gratë në Europë filluan të kërkonin gjithnjë e më shumë të drejta. Që në atë kohë ato filluan...

8 Marsi, presidenti Begaj: Bekuar qofshin gratë shqiptare, forca e vërtetë e jetës sonë!

Presidenti Bajram Begaj, uroi sot të gjitha gratë shqiptare me rastin e 8 Marsit, duke i cilësuar ato forcën e vërtetë të jetës së...

Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Sot, në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar do të blihet me 91.2 lekë dhe do shitet me 92.5 lekë. Euro do blihet me...

Lajme të tjera

Web TV