Sherri PS-PD për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje, ç’pritet sot në Kuvend

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot mbahet seanca e radhës plenare në Kuvend.

Kuvendi zhvillon sot seancë plenare ku në rend të ditës është një interpelancë me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, kërkuar nga deputetja Ina Zhupa për zbatimin e ligjit për Zonat e Mbrojtura.

Kuvendi pritet të diskutojë sot edhe faljen e gjobave për ndërtimet pa leje, i cili ka kaluar në Komisionin e Ekonomisë dhe sot pritet që të miratohet në Kuvend.

Nisma e marrë nga PS-ja ka pasur kundërshtime nga ana e opozitës e cila e ka quajtur këtë vendim vetëm 5-muaj para zgjedhjeve si një tentativë për të blerë votat.

Lidhur me pr/ligjin për faljen e gjobave, PD ka propozuar disa shtesa, të cilat përfshijnë faljen e gjobave të makinave, faljen e faturave të energjisë elektrike dhe kamatëvonesa për shtresat në nevojë, si dhe kamatëvonesat për bizneset për mosrespektimin e afateve në procedurat tatimore dhe/ose mospagimin e taksës së pronës.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe Aktin normativ nr. 4, datë 27.11.2024 “Për një shtesë në ligjin nr. 29/2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar.

Në seancën e sotme do të diskutohet edhe projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes kuadër të huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës për financimin e projektit “Laboratorët inteligjentë (Smart Labs) – digjitalizimi i sistemit arsimor shqiptar””.

Gjithashtu sot do të shqyrtohet edhe projektligji “Për ratifikimin e Konventës për Njohjen dhe Ekzekutimin e Vendimeve Gjyqësore të Huaja në Çështjet Civile ose Tregtare”.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektligjin “Për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës për veprat penale që lidhen me pasurinë kulturore, bërë në Nikosia më 19.5.2017”.

Sot do të diskutohet edhe projektligji “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

Gjithashtu, Kuvendi do të diskutojë edhe projektligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Forcës Rezerviste në Republikën e Shqipërisë”.

Lexo edhe :  Ndryshimet klimatike/ Shqipëria, nga klimë mesdhetare drejt asaj subtropikale

Sot do të diskutohet edhe projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10 091, datë 5.3.2009, “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të audituesit ligjor dhe të kontabilistit të miratuar””, i ndryshuar.

Gjithashtu në rend të ditës është edhe projektligji “Për anulimin e masave administrative”.

Kuvendi gjithashtu do të shqyrtojë projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7975, datë 26.7.1995, “Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope”, i ndryshuar.

Në rend të ditës për diskutim është edhe projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

Kuvendi ka sot në rend dite edhe projektvendimin “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 92/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”, i ndryshuar, si dhe projektvendimin “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Hartimin e Reformës “Pakti për fëmijët”./   S,M

Të fundit

SHBA rifillon ndarjen e inteligjencës me Ukrainën pas bisedimeve në Arabinë Saudite

Shtetet e Bashkuara të Amerikës “do të heqin menjëherë pezullimin e shërbimit të inteligjencës me Ukrainën dhe do të...

Ndërtesa më e veçuar në botë (FOTO)

Ellidaey është ishulli i tretë më i madh i Ishujve Westman, i vendosur në jug të Islandës. Ka një sipërfaqe prej vetëm 0.45 kilometra...

VIDEO/ Barcelona nuk fal në shtëpi, Yamal dhe Raphinha “kërcejnë” ndaj Benficas

Nuk ka surpriza! Barcelona ka bërë detyrën në duelin e kthimit ndaj Benficas, duke triumfuar me rezultatin 3 me 1, përballje kjo e vlefshme...

Kurti pas takimit me Rutte: Kosova me ndërhyrje në zgjedhje nga Serbia

Kryeministri i Kosovës priti në takim në Prishtinë Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në vizitën e tij të parë në këtë rol. Kurti në...

Paraja “cash” shtohet në treg, mbi 422 mld lekë jashtë bankave në janar

Sasia e parave që qarkullon jashtë bankave në vend arriti në më shumë se 422 miliardë lekë apo rreth 4.2 miliardë euro në janar....

Lajme të tjera

Web TV