SPAK si një radiografi e demokracisë në PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mero Baze

Edhe individët e PS të penalizuar nga SPAK nuk janë të kënaqur prej tij, por ata bëjnë betejë ligjore dhe po i kundërshtojnë masat në gjykatë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian janë protagonistët kryesorë në organizimin e një ceremonie me rastin e 5-vjetorit të formimit të SPAK. Natyrisht që kanë fjalët më të mira për të.

Politika shqiptare nuk është se ndihet aq e lumtur me SPAK-un nëpër këmbë, por së paku ka filluar të mësohet.

Socialistët, që kanë dhe numrin më të lartë të viktimave prej tij, po përpiqen të krijojnë një kulturë të pranimit të drejtësisë dhe një përpjekje për të ndarë përgjegjësinë politike nga përgjegjësia ligjore individuale, gjë e cila shmang konfliktin politik mes tyre dhe SPAK-ut.

Partia Demokratike ka një problem serioz në këtë pikë.

Duke qenë se SPAK është kriminalizuar nga gjuha politike e Sali Berishës, PD ka adoptuar qëndrimet personale të Berishës si qëndrime të partisë ndaj SPAK.

Kjo është krejt e kundërta nga ajo që bën PS. Edhe individët e PS të penalizuar nga SPAK nuk janë të kënaqur prej tij, por ata bëjnë betejë ligjore dhe po i kundërshtojnë masat në gjykatë.

Fakti që një parti e tërë adopton si qëndrim politik ndaj një institucioni kaq të rëndësishëm të drejtësisë qëndrimin personal dhe familjar të kryetarit të partisë, e bën PD jo vetëm një parti në hall, por mbi të gjitha rëndon edhe më shumë hallin e raporteve të Berishës me SHBA dhe BE.

Për të kuptuar gjithë gënjeshtrat e Berishës për demokratët, se me ardhjen e Trumpit atij do t’i hiqet “non grata”, mjafton vetëm qëndrimi i tij ndaj SPAK. SHBA ose do mbështesë SPAK, ose do “mbrojë Berishën”. Si mundet që administrata e SHBA të justifikojë njëkohësisht SPAK-un si institucion të suksesshëm, dhe Sali Berishën si të pafajshëm, kur ky e quan SPAK-un organizatë kriminale?

Lexo edhe :  Qetësi e brishtë në Ballkan

Në ditën kur në Shqipëri vjen ndihmës sekretari i Shtetit për Ballkanin për të mbështetur SPAK në pesë vjetorin e tij dhe dëgjon se për kryetarin e PD ai është institucion kriminal, natyrisht që mund të pritet ndonjë sanksion i ri, por jo lehtësim.

Nga ana tjetër, drejtuesit e tjerë të PD-së, të cilët kur shkojnë në takime në Ambasada janë pro SPAK dhe kundër qëndrimeve të Berishës, duhet të kenë rastin të shprehen publikisht: në këtë festim për 5-vjetorin e SPAK, a mendojnë njësoj si Berisha, që SPAK është organizatë kriminale?

Kjo nuk është se i bën ndonjë nder SPAK-ut, por i bën një farë nderi PD-së për ta konsideruar një parti politike dhe jo një bandë e familjes Berisha.

SPAK në këtë rast nuk është vetëm një institucion që bën radiografinë e korrupsionit në shoqërinë shqiptare, por edhe radiografinë e demokracisë brenda PD-së, pasi u tregon të gjithëve se, nëse ka një bandë dhe një organizatë kriminale nën urdhrat e një njeriu, ajo është PD./    S,M

Të fundit

Paralajmërimi i avokatit: Ja kur lirohet Ilir Meta nga qelia

Avokati Edmond Petraj thotë se nëse Ilir Meta fiton mandatin e deputetit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, avokatët...

FOTO/ Publikohen momentet e fundit të Eglit brenda ‘BBVA’, pranë i qëndron Gjesti

Egli Tako ka përfunduar rrugëtimin e saj në ‘Big Brother VIP Albania’ për shkak të gjendjes shëndetësore. Pak minuta me parë faqja zyrtare e ‘Big...

Ditët me diell marrin fund! Meteorologia: Ja kur nisin reshjet e shiut…

Meteorologia Tanja Porja ka zbuluar në emisionin ‘Dita Jonë’ në A2 CNN se si do të jenë kushtet e motit gjatë ditëve në vijim. Porja...

Do të lundrojnë në para/ Shenjat e horoskopit të favorizuara financiarisht në muajin mars

Financat janë një çështje e madhe për të gjithë tani, por tre shenjat e horoskopit që tërheqin bollëkun financiar gjatë marsit 2025 mund të...

Para ose pas zgjedhjeve, në fund prapë do shkojmë për Pazar!

Nga Ben Andoni Nuk ka vit më strapacues për shqiptarët e zakonshëm sesa kur mbahen zgjedhjet e përgjithshme, ashtu si njësoj pothuaj ngjet edhe me...

Lajme të tjera

Web TV