Zgjedhjet e 11 majit 2025/ Balla: Emigrantët nuk do të paguajnë për postën e votës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke u ndalur në procesin zgjedhor të 11 majit 2025, Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla i kërkoi opozitës të bashkojë votat për t’u siguruar emigrantëve pagesën e shërbimeve postare për dërgimin dhe kthimin e fletës së votimit.

“Motrat e vëllezërit tanë në diasporë e kanë të qartë gjykimin, e dinë që duhet votuar Edi Rama dhe PS  në 11 maj. Se ka ikur koha që 12 vite më parë e kishin turp të thoshin janë shqiptarë. Pashë udhëheqësin tuaj që kërcënoi ambasadat e diplomatë dhe i bëri thirje militanëteve të godasin me vezë dhe domate diplomatët. Kemi bërë një kallzim për këtë çështje, prisni rezultatet.

Por është e turpshme dhe e papranueshme që një njeri që ka qenë president, kryeministër i këtij vendi dhe non grata në fund, të mos ketë kuptuar që shërbimi diplomatik është i depolitizuar dhe përfaqëson kombin shqiptar, por ajo që ka nevojë ky proces historik është dakordësia që ju duhet të jepni, për shkak se PS nuk i ka 84 vota që të mundësohet ndryshimi i kodit zgjedhor sa i përket afateve të regjistrimit të kandidatëve, siç ka kërkuar KQZ-ja, për të mundësuar dërgimin në kohë të fletës së votimit te të gjithë ata qytetarë shqiptarë që do regjistrohen me shumicë në 11 maj’, deklaroi ministri Balla duke iu referuar deklaratave të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha./e.t

Të fundit

VIDEO/ Interi nuk gabon, zikaltërit tregohen “cinikë” në shtëpi ndaj Comos

Interi vijon serinë e rezultateve pozitive në kampionat, teksa mbrëmjen e sotme mposhti Komon me rezultatin 2 me 0...

Si të shmangni shtimin në peshë gjatë festave?

Festat e fundvitit janë sinonim i tryezave plot ushqime, pijeve të pafundme dhe ëmbëlsirave joshëse, por bashkë me këto kënaqësi vijnë edhe disa kalori...

Dalin analizat për mandarinat e importuara nga Shqipëria, ja rezultatet

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka pranuar sot rezultatet e analizave laboratorike për mostrat e dyshuara për mbetje të pesticideve mbi nivelin e...

Moti i keq në vend/ Mbeten pa energji elektrike Kukësi dhe Gramshi

Moti i keq në vend ka shkaktuar probleme me energjinë elektrike. Sipas informacioneve bashkia Kukës ka mbetur pa energji elektrike. Mendohet që të jenë stakuar...

Presidenti i zgjedhur Trump përsërit thirrjen për të blerë Groenlandën

Presidenti i zgjedhur ka përsëritur kërkesën që bëri gjatë mandatit të parë që Shtetet e Bashkuara të blejnë Groenlandën nga Danimarka. Kërkesa zgjeron listën...

Lajme të tjera

Web TV