Në këtë fjalim emocionues, nënvizohet rruga e transformimit të Shqipërisë gjatë dekadës së fundit, e mbushur me sakrifica dhe sfida, por edhe me arritje që kanë mahnitur vizitorët dhe kanë forcuar shpresat për të ardhmen.
Ky mesazh përçon optimizëm dhe vendosmëri për të përmbushur aspiratën e përbashkët të shqiptarëve, për t’u bërë pjesë e familjes së madhe europiane, duke lënë pas pengesat e së kaluarës dhe duke ndërtuar një të ardhme më të ndritur për brezat që vijnë.
Rama: I nderuar Kuvend i Shqipërisë dhe Kosovës kanë kaluar pak më shumë se 10 vjet qysh se pata nderin e madh t’i adresohem kësaj salle si kryeministër i sapozgjedhur. 10 vite janë shumë pak në jetën e një kombi por shumë në jetën e një individi. Kjo dekadë ka qenë vendimtare për ne në Shqipëri, me sakrifica e mundime të mëdha, ku nuk kanë munguar as dhimbjet e fatkeqësive natyrore.
Por kur përjetoj sot habinë e vizitorëve të mrekulluar nga transformimi i Shqipërisë them ia kanë vlejtur sakrificat në të përpjetën e ndryshimeve të gjithanshme, që po e bëjnë Shqipërinë vendin europian që s’u bë dot në shumë vite. Sa kur e mendon se cfarë malesh me kohë janë tretur nuk mund të mos zgjohesh herët cdo mëngjës për të përpjekur të shtosh ngjitjen drejt majës së majës ku gjendet shtëpia e Europës së bashkuar dhe ku fëmijët e Shqipërisë dhe Kosovës më pas nuk do merren më dot kurrë peng nga e kaluara jonë e përbashkët tragjike/ S,M