Autoritetet në Zambia kanë arrestuar dy burra të akuzuar si “magjistarë” që u përpoqën të hutonin Presidentin Hakaide Hichilema përmes riteve të tyre.
Ata akuzohen sipas Aktit të Magjisë të Zambias për “njohuri për magji” dhe “mizori ndaj kafshëve të egra”.
Burrat kishin në posedim të kafshë e shpendë të ndryshëme, duke përfshirë një kameleon të gjallë, në momentin që u arrestuan nga policia. Ata rrëfyen se u ishin premtuar më shumë se 70 mijë euro (2 milionë Kwacha Zambian) për të kryer misionin e tyre.
Policia në Zambia sqaroi se dy burrat ishin punësuar nga Nelson Banda, vëllai më i vogël i deputetit Emmanuel Banda.
Siç raporton BBC, deputeti dyshohet se u arrestua në nëntor në Zimbabven fqinje nën akuzën e grabitjes, të cilën ai e mohon. Që atëherë ai nuk është parë më në publik. Ai akuzohet gjithashtu për arratisje nga paraburgimi në gusht, ndërsa ishte në pritje të paraqitjes në gjykatë.
Zambia është një nga shumë vendet e Afrikës, ku njerëzit besojnë në magji dhe jetojnë me frikën se mos hutohen prej magjistarëve./e.t