Armenia sot ka njohur zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, shkruan A2 CNN.
Lajmin e ka bërë të ditur zëvendësministri në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Kreshnik Ahmeti, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ahmeti shkruan se ky është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve dhe marrëdhënieve ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve të të dyja vendeve.
Njoftimi i Ahmetit:
Pasaporta e Republikës së Kosovës vazhdon të fuqizohet.
Nga sot, Armenia njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.
Ky është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve dhe marrëdhënieve ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve të të dyja vendeve./E.T