Pas rreth 13 vitesh, këtë vit rikthimi i virusit të Etheve të Nilit Perëndimor në vend u mori jetën rreth 11 personave, kryesisht atyre mbi 65 vjeç.
Sinjalizimin për pacientin e parë të infektuar e dha shteti fqinj Greqi, kohë kur ku nisi edhe hetimi i zgjeruar epidemiologjik.
Në një intervistë për RTSH, shefja e kontrollit të sëmundjeve infektive në ISHP Silva Bino thekson se rastet janë kryesisht nga zonat ku nuk është kryer edhe dezinsektimi.
“Rasti i parë u njoftua nga Greqia falë bashkëpunimit që ne kemi me Qendrën e Kontrollit të Sëmundjeve dhe ne bëmë hetimin tonë ku rezultuan në total 100 raste të konfirmuar me këtë virus. Këto raste janë kryesisht në zonat Fier, Lushnje por ajo që duhet të theksoj është se janë nga zonat kodrinore dhe jo nga ato bregdetare ku është kryer edhe dezinsektimi”, tha Bino./K.B