Historia vazhdon, Manchester United turpërohet në “Old Trafford” nga Bournemouth

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Manchester United ka pësuar humbje me rezultat të thellë 3-0 në shtëpi ndaj Borunemouth në kuadër të javës së 17-të në elitën e futbollit anglez.

Mysafirët golin e parë e shënuan në minutën e 29-të përmes Dean Huijsen i cili u shkëput mirë në ajër për të shënuar me kokë për 1-0.

Djajtë iu afruan seriozisht golit në minutën e 42-të por gjuajtjen e Bruno Fernandes e priti për mrekulli portieri Kepa Arrizabalaga.

Në pjesën e dytë Bournemouth ja doli të shënojë edhe dy gola të tjerë për të kompletuar kështu një fitore të madhe në Manchester.

Fillimisht për 2-0 u përkujdes Justin Kluivert i cili në minutën e 61-të u tregua i saktë duke shënuar nga pika e penalltisë.

Vetëm pak minuta më vonë Bournemouth gjeti edhe golin e tretë që ‘fundosi’ përfundimisht Unitedin përmes Antoione Semenyos që shënoi për 3-0.

Pas kësaj humbje, Manchester United renditet në pozitën e 13-të me 22 pikë të grumbulluara, 12 pikë larg zonës së top katërshes./ D.C

Të fundit

Elon Musk mbështet sërish Alternativën për Gjermaninë përpara zgjedhjeve

Miliarderi amerikan Elon Musk, i cili është edhe bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit amerikan Donald Trump, ka publikuar sot...

E ardhmja e tregut të punës: Ku janë punët më të paguara

Ekspertët e inteligjencës artificiale, si dhe profesionistë nga fusha të tjera të teknologjisë së informacionit, tashmë janë shumë të kërkuar në tregun e punës...

3 Ushqimet që duhet t’i konsumoni në shkurt

Shkurti është muaji që shënon kalimin nga dimri në pranverë në shumë pjesë të botës, dhe kjo ndryshim sezoni vjen me një ndryshim në...

Karnavalet e Shkodrës, Rama ndan pamjet: Shkodra sonte me ngjyrat e festës

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga Karnavalet e Shkodrës. “Shkodra sonte me ngjyrat e festës”, shkruan Rama bashkëngjitur videos së publikuar. Shkodra festoi mbrëmjen e...

Kriset” miqësia mes Livias dhe Rozanës, banoret përloten

Në Prime-n e kaluar, opinionistët vendosën se cilët banorë duhet të shkonin në no0minim. Banorët vendosën se cilët prej personave në grupet e tyre...

Lajme të tjera

Web TV