Papa Françesku: Le të ndalet lufta, të dëgjohen këngët e paqes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Papa Françesku, në mesazhin e sotëm të së dielës drejtuar besimtarëve, apeloi për armëpushim në Gaza, Ukrainë dhe në çdo pjesë tjetër të botës ku ka luftë.

Në të njëjtën kohë, Papa iu referua Gazës, duke folur për brutalitet kryesisht ndaj fëmijëve që goditen nga automatikët, por edhe nga bombardimet.

“Ukraina vazhdon të goditet nga sulmet kundër qyteteve që ndonjëherë shkatërrojnë shkolla, spitale, kisha. Le të heshtin armët dhe le të dëgjohen këngët e Krishtlindjes. Le të lutemi që në Krishtlindje të zbatohet armëpushimi në të gjitha frontet e luftës, në Lindjen e Mesme, në Ukrainë dhe në të gjithë botën”, theksoi Papa.

“Me dhimbje mendimi im shkon në Gaza, në një brutalitet të tillë. Për fëmijët që goditen me automatik, për bombardimet e shkollave dhe spitaleve. Sa brutale”, shtoi Françesku./   S.M

Të fundit

Do jepte dorëheqjen Kushi në vend të Manastirliut? Ja si përgjigjet ish-ministria

Evis Kushi, e ftuar në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, u pyet nëse...

“2025, viti i gripit të shpendëve”/ Alarmi i studiuesve: Fatal për shtatzënat

Nëntë nga dhjetë gra shtatzëna nuk i mbijetojnë gripit të shpendëve. Ky është alarmi i ngritur nga studiuesit në Institutin e Kërkimeve për Fëmijët...

TRONDITËSE/ E reja goditet 30 herë me thikë nga ish-i dashuri në vendin e saj të punës

Ai u shfaq papritur në restorantin e ushqimit të shpejtë ku ajo punonte dhe pas një debati të shkurtër e sulmoi me thikë. Një...

Ku po shkojmë aktualisht ne shqiptarët?

Nga Spartak Ngjela A do të dijë qeveria aktuale, që po drejton Shqipërinë, të jetë e aftë të kuptojë se politikës amerikane, e cila është...

Gjelat e detit të Baldushkut/ Tradita vazhdon, po a do ndryshojë çmimi këtë vit?

Këtë vit çmimi i gjelit të detit nuk do të ndryshojë për qytetarët. “Dhjetë mijë lekë do të kushtojë kilogrami gjelit, dymbëdhjetë mijë lekë pula...

Lajme të tjera

Web TV