Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Vërdovë të Pogradecit, ku një 70-vjeçar është gjetur i vetëvarur në oborrin e banesës.
Sipas informacioneve fillestare, i moshuari është zbuluar nga familjarët, të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë. Forcat e rendit kanë mbërritur në vendngjarje dhe po hetojnë rrethanat që çuan në këtë akt tragjik.
Hetimet po vazhdojnë për të zbuluar shkaqet që mund të kenë ndikuar në vendimin fatal të të moshuarit./K.B