23 Dhjetor 2013/ Vdes “babai” i armës automatike famëkeqe, Mikhail Kalashnikov

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mikhail Kalashnikov ishte një gjeneral dhe inxhinier ushtarak, i njohur kryesisht për krijimin e modelit të pushkëve të sulmit AK-47, ose Kallashnikov siç quhen më shpesh. Ndonëse vitet e fundit të jetës shprehu keqardhje dhe dhimbje për shpërndarjen e pakontrolluar të armëve, ai u mburr me shpikjet e tij dhe reputacionin e tyre ndërkombëtar, duke theksuar se Kallashnikovi i tij është një “armë mbrojtëse” dhe “jo sulmuese”. Kalashnikov lindi në krahinë ruse të Kurjas, si fëmija i 17 nga 19 fëmijët e Aleksandra Kalashnikov, të cilët ishin fshatarë. Në 1930, familjes iu rrëmbye toka nga autoritetet shtetërore, dhe u deportuan në fshatin Tomsk Oblast. Në rininë e tij, Mikhail vuajti nga sëmundje të ndryshme, dhe ishte në prag të vdekjes në moshën 6-vjeçare. Ndërkohë ishte i tërhequr nga të gjitha llojet e makinerive, por shkruante gjithashtu edhe poezi duke ëndërruar të bëhej shkrimtar. Botoi 6 libra, dhe vazhdoi të shkruante poezi gjatë gjithë jetës së tij. Prindërit e Kalashnikov ishin fshatarë, por pas dëbimit në Tomsk Oblast, u detyruan të kombinonin bujqësinë me gjuetinë, ndaj Mikhail filloi të përdorte gjithnjë e më shpesh pushkën e babait të tij në adoleshencë. Në vitin 1938, rekrutohet në Ushtrinë e Kuqe, por për shkak të shtatit të shkurtër dhe aftësive inxhinierike u caktua si mekanik tankesh, dhe më vonë u bë një komandant tankesh. Gjatë trajnimeve ai bëri shpikjet e tij të para, që kishin të bënin jo vetëm me tanket, por edhe me armët e vogla. Plagoset në luftime në Betejën e Brianskut në tetorin e vitit 1941, dhe qëndron në spital deri në prillin e vitit 1942. Në spital, ai dëgjoi disa ushtarë të ankoheshin për pushkën sovjetike, dhe aty i lindi ideja të krijonte një pushkë të re e cila më vonë u bë AK47 (Avtomat Kalashnikova 1947). Në vitin 1949, AK-47 u bë arma standarde e trupave sovjetike të këmbësorisë. Deri në vitin 2009, ishin prodhuar përafërsisht mbi 100 milionë kallashnikovë, ndërsa rreth gjysma e tyre janë të falsifikuar. Arma u bë e famshme për shkak të besueshmërisë së saj në kushtet klimatike më ekstreme, duke funksionuar në mënyrë të përkryer në shkretëtirën e nxehtë ashtu si edhe në tundrën e acartë. Ajo është në përdorim zyrtar nga ushtritë e 55 vendeve, dhe ka qenë kaq shumë ndikues në luftën e disa vendeve, që e kanë vendosur edhe në flamurin e tyre si Mozambiku, lëvizja Hezbollah etj. Pas një sëmundje të gjatë, Kalashnikov vdiq më 23 dhjetor 2013, në moshën 94 vjeçare. Në janarin e vitit 2014 u botua një letër e tij e shkruar 6 muaj para vdekjes së tij nga drejtuesi i kishës ortodokse ruse, Patriarku Kiril, dhe e përditshmja “Izvestia”. Në atë letër ai deklaroi se po “vuante shpirtërisht” në lidhje me atë nëse ishte përgjegjës për vdekjet e shkaktuara nga armët që krijoi. “Unë vazhdoj të bëj të njëjtën pyetje pa përgjigje, nëse pushka ime u ka marrë jetën shumë njerëzve. A mundet që unë… një i krishterë dhe një besimtar ortodoks, të fajësohem për vdekjet e tyre?”. Patriarku e falenderoi Kalashnikov, dhe tha se ai “ishte një shembull i patriotizmit, duke patur një qëndrim korrekt ndaj vendit”. Në lidhje me përgjegjësinë e projektimit të armës vdekjeprurëse, “kisha ka një pozicion të qartë:kur arma përdoret në mbrojtje të atdheut, Kisha mbështet krijuesit e saj, dhe ushtrinë që e përdor atë”.

Lexo edhe :  I vuri zjarrin/ Gruaja digjet për së gjalli nga emigranti në stacionin e metrosë

Kalendar

23 Dhjetor 1876 –  Britania, Rusia, Franca, Gjermania, Austro-Hungaria dhe Italia u mblodhën në Stamboll, në datat 23 dhjetor 1876 deri më 20 janar 1877, për të diskutuar mbi zhvillimet në Ballkan që preknin kryesisht territoret e pushtuara nga osmanët dhe austro-hungarezët.

23 Dhjetor 1948 – Në Tokio të Japonisë, ish-kryeministri japonez, Hideki Tojo, dhe shefi i ushtrisë Kuantung, ekzekutohet më vdekje së bashku me gjashtë udhëheqës të tjerë të lartë japonezë, për krime lufte gjatë Luftës së Dytë Botërore

23 Dhjetor 1954 – Mjekët J. Hartwell Harrison dhe Joseph Murray, kryejnë transplantin e parë të suksesshëm të veshkave.

23 Dhjetor 1968 – 82 marinarë amerikanë lirohen pas 11 muajsh burgimi në Korenë e Veriut.

23 Dhjetor 1972 – Një tërmet me magnitudë 6.5 godet kryeqytetin e Nikaraguas, Managua, duke vrarë më shumë se 10 mijë njerëz.

23 Dhjetor 1979- Bashkimi Sovjetik nis pushtimin e Afganistanit. Lufta sovjeto-afgane zgjati mbi 9 vjet, nga dhjetori 1979 deri në shkurtin e vitit 1989.

 

Të fundit

Google bllokon mijëra web faqe me lajme të rreme pro Kinës

Grupi i Inteligjencës për Kërcënime i Google (TAG), në bashkëpunim me Mandiant, ka zbuluar një rrjet të gjerë uebsajtesh të lajmeve...

“Më thanë tradhtare”/ Elhaida Dani flet për paragjykimet ndaj lidhjes me Ledianin

Elhaida Dani, drejtuesja artistike e Festivalit të 63, ka ndarë me publikun historinë e saj të betejës me paragjykimet që kanë shoqëruar jetën e...

Paralajmërimi për reshje intensive, në Vlorë vendosen thasë me rërë

Në Vlorë institucionet janë në gatishmëri për përballimin e situatës. Punonjës të ujësjellës kanalizimeve po qëndrojnë në segmentet dhe zonat problematike për të marrë...

Premtimi i Berishës: Do e rihapim Tik Tok-un sapo të vijmë në pushtet

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se vendimi i parë që do të marrë PD sapo të vijë në pushtet pas 11...

Pak orë nga bllokimi i Tiranës, thirrja e Berishës për qytetarët: Vetëm një alternativë

Në konferencën për shtyp të së hënës, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu kërkoi qytetarëve të Tiranës që t’i bashkohen protestës së pasdites,...

Lajme të tjera

Web TV