GJKKO ka rënduar pozitat e ish ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në lidhje me abuzimet me fondet e SASPAC.
Gjyqtarja e seancës paraprake, Flojera Davidhi, i kërkon Prokurorisë së Posaçme (SPAK) të rikualifikojë akuzën për Beqajn, ish zëvendësin e tij Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, duke i akuzuar për vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
SPAK kishte dërguar për gjykim dosjen e Sterilizimit, duke akuzuar Beqajn për shpërdorim detyre. Ndërsa ndaj Rrjepajt dhe Rrapajt për akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda në bashkëpunim.
Në korrik të ketij viti Beqaj u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, në lidhje me hetimet për abuzimin me fondet e Agjencisë së Menaxhimit të fondeve të Bashkimit Europian. Kjo çështje, përvec Beqajt la në qeli Ermal Kurtulajn dhe Alfred Nikollaj. Ndërsa për Elton Martini, gjykata caktoi masën “arrest në shtëpi”./e.t