Sali Berisha k zbritur sot pas gati një vit në terren. Opozita vendosi të bllokojë rrugët në kryeqytet dhe Berisha u është bashkuar protestuesve për herë të parë, pas heqjes së masës së sigurisë.
Por ajo që ra në sy është se Berisha edhe sot më shumë kishte pas vetes truproja sesa protestues. Në pamje duket qartë që ai është i rrethuar nga rojet. Pse ka kaq shumë frikë Berisha?
Ndërkohë në fjalën e tij ai vijoi me sulmet dhe kërcënimet ndaj kryeministrit.
“Asgjë nuk i pengon demokratët për të realizuar objektivat e tyre. Sot një nga ditët më të veçanta të dhjetorit, por sot është përsëri dita e demokratëve. Ja ku jemi në detyrë, në protestë, në revoltë, në mosbindje ndaj narkodiktatorit. Ky dimër do të jetë i vështirë, si për padrinon e Tiranës ashtu edhe për padrinon e Beogradit. Edhe në Beograd po dridhet nga themelet diktatori, edhe në Tiranë diktatori të ardhme nuk ka. I përshëndes të gjithë demokratët që kanë ardhur nga të katërta anët e vendit.
Përshëndes qytetarët e Tiranës, i siguroj se kjo mosbindje civile është në interesin e çdo qytetari të Tiranës dhe të Shqipërisë. Ne nuk do ta lejojmë pa plotësuar qëllimet tona, zgjedhje të lira, qeveri teknike”, tha Berisha./ S,M