Dëbora “paralizon” Rrugën e Arbrit, bllokohen qindra automjete, mes tyre edhe…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Reshjet e shumta të dëborës kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve në rrugën e Arbrit. Qindra automjete kanë mbetur të bllokuara në bypassin e Murrizit si pasojë e pranisë së madhe të dëborës.

Edhe pse që me nisjen e reshjeve në rrugë pati borëpastruese, këto të fundit nuk kanë arritur ta mbajnë të qarkullueshëm aksin. Për pasojë qindra automjete e qindra qytetar kanë mbetur të bllokuar për orë të tëra.

Ndërkohë, mësohet se mes të bllokuarve ka qenë edhe një kortesh mortor i cili ishte nisur nga Tirana në drejtim të Klosit.

Policia rrugore u detyruar të bllokojë qarkullimin e automjeteve tek rreth-rrotullimi në fshatin Fshat duke detyruar automjetet të përdorin aksin e vjetër nga Klosi – Burrel – Milot.

Situata në bypassin e Murrizit mbetet problematike pasi shumë automjete kanë dalë nga rruga, duke krijuar radhë të gjata në trafik. Mes të bllokuarve ka edhe fëmijë të cilët qëndrojnë në automjete prej disa orësh.

Policia Rrugore do të vijojë të mbajë të mbyllur qarkullimin në këtë aks rrugor deri në hapjen e plotë të tij./    S,M

Të fundit

Si të shmangni shtimin në peshë gjatë festave?

Festat e fundvitit janë sinonim i tryezave plot ushqime, pijeve të pafundme dhe ëmbëlsirave joshëse, por bashkë me këto...

Dalin analizat për mandarinat e importuara nga Shqipëria, ja rezultatet

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka pranuar sot rezultatet e analizave laboratorike për mostrat e dyshuara për mbetje të pesticideve mbi nivelin e...

Moti i keq në vend/ Mbeten pa energji elektrike Kukësi dhe Gramshi

Moti i keq në vend ka shkaktuar probleme me energjinë elektrike. Sipas informacioneve bashkia Kukës ka mbetur pa energji elektrike. Mendohet që të jenë stakuar...

Presidenti i zgjedhur Trump përsërit thirrjen për të blerë Groenlandën

Presidenti i zgjedhur ka përsëritur kërkesën që bëri gjatë mandatit të parë që Shtetet e Bashkuara të blejnë Groenlandën nga Danimarka. Kërkesa zgjeron listën...

Do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025! Kush është ‘Shkodra Elektronike’?

Kënga ‘Zjerm’ e kënduar nga ‘Shkodra Elektronike’ është shpallur fituese e edicionit të 63-të të Festivalit të Këngës dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në...

Lajme të tjera

Web TV