Edhe pse është një ditë më shi dhe sot ka pasur probleme me lëvizjen gjatë gjithë ditës, PD ka vendosur të mos tërhiqet…
Sikur të mos mjaftonte vetëm shiu, opozita ka futur në kaos trafikun në kryeqytet. Ashtu sikundër ishte paralajmëruar, këtë pasdite militantët e PD kanë zbarkuar në 5 pikat kryesore të kryeqytetit duke bllokuar qarkullimin.
Edhe pse është një ditë më shi dhe sot ka pasur probleme me lëvizjen gjatë gjithë ditës, PD ka vendosur të mos tërhiqet duke zbatuar skenarin e paralajmëruar nga Sali Berisha.
Militantët kanë bllokuar 5 pikat kryesore: Rrugën pranë Bashkisë së Tiranës, rreth-rrotullimi tek “Zogu i Zi”, tek sheshi “Uillson”, tek “Pallati me Shigjeta”, si dhe kryqëzimi tek “Rruga e Elbasanit”, pranë xhamisë së “Namazgjasë”.
Ndërkohë me qindra efektivë kanë zbritur në terren dhe pritet që të ketë tensione. Efektivët u a janë drejtuar me megafon protestuesve që të lirojnë rrugën.
“Të nderur qytetarë mos bllokoni rrugën. Bllokimi rrugës përbën vepër penale. Policia do të zbatojë ligjin”, njofton policia me megafon.
Vetë PD dje njoftoi policinë për 3 orë protestë, nga ora 17.00 në 20.00. Policia e refuzoi duke paralajmëruar ndërhyrje.
Në përditësim…/ S,M