Pas rreth dy orësh Sali Berisha ka njoftuar mbylljen e protestës së kësaj të hëne.
Ai u shpreh se protestat do të vazhdojnë deri në rrëzimin e qeverisë, ndërsa u shpreh se do të përgatiten për tubimin e radhës.
Berisha: Të godasësh një deputet me projekt, me plan, ai që ka goditur, ka marrë skemë direkt nga Edi Rama dhe Gaz Bardhin që e urren se po i dërgon në burg bashkë me Edin vetë. Edhe sot ishte në një ditë triumfi, ishte një ditë të cilën ne u dëshmuam të pamposhtur. E kaluam me sukses të plotë, të përgatitemi vitin që vjen ne nuk ndalemi gjer në largimin e kësaj qeverie dhe krijimin e qeverisë teknike, është mision i shenjtë, mision sublim, suprem dhe ne vijojmë këtë betejë gjer në fitore të zgjedhjeve në Shqipëri. S’ka asnjë të pamundur që s’e kthejmë në mundësi, të përgatitemi për betejën tjetër./ S,M