Nga Frrok Çupi
Në çdo kryqëzim të keq kombi ynë ka provuar se ka humbur shumë jetë në përpjekje me ‘djajtë e vet’.
Qysh prej herët këta morën në duar kalendarin e të keqes dhe i zgjodhën ditët ‘për me i nxi’…
Sot është një ditë para ‘Natës së Krishtit’. Do ta nxijnë, do të bllokojnë rrugët në çdo ‘kryq’. Mijëra qytetarë shqiptarë do të ngecen në rrjetën e bllokimit ‘të zotit të keq’. Janë nisur nga anë e anës për t’iu bashkuar familjarëve, të tjerë kanë mijëra punë e detyrime familjare që t’i mbyllin në vigjilje të festave… Shumë e shumë të tjerë kanë thjesht lumturinë që të festojnë për Ditën e Krishtit dhe për Vitin e Ri.
Në çdo kryq rruge sot do të ketë bllokim. Këta thonë ‘3 orë’, por në jetën e njeriut i marrin jo veç 3 orë. Në çdo kryqëzim të keq kombi ynë ka provuar se ka humbur shumë jetë në përpjekje me ‘djajtë e vet’.
Vendimi për të bllokuar kryqëzimet është marrë në njërën nga Partitë Demokratike, bash në atë thelbin anti-krisht dhe anti- njeri që i shkaktoi vetëm dhimbje vendit dhe njeriut.
Kështu e nisi kjo celulë, qysh para ditës së parë:
31 mars 1991.
Sot është dita e parë e votimeve pluraliste. Por sot është e Diela e Pashkëve Katolike. Kurrë nuk u lejua, katër dekada e ca. Dom Simon Jubani dha meshën e parë, por pa asnjë 137rin nga PD. Nuk durohet as dhunimi as kryqëzimi i kësaj dite. Po duam të shkojmë në botën e qytetëruar, por askush në botën e qytetëruar nuk e zë me politikë ditën e Krishtit. Ne dhamë sinjal të dyshimtë. Vetë PD e kërkoi me ngulm këtë ditë te Presidenti i Republikës. Antikrishti që në themel. (E pashë shtetin duke rënë)
19 shkurt 1993, presidenti turk Ozal viziton Tiranën.
Lajmi i keq: Me rastin e vizitës së presidentit të Turqisë, në sallën e madhe të Pallatit të Brigadave u hoq busti i Gjergj Kastriotit- Skënderbe. U hoq pak para darke. Busti i Heroit Kombëtar ndodhej aty që nga dita e ndërtimit të Pallatit Mbretëror. Presidenti turk nuk e kishte kërkuar largimin e bustit. Lajmi nuk u përgënjeshtrua nga Presidenca. ( Po aty)
23 janar 1996:
Nesër në 24 janar pritet që vendin tonë ta vizitojë i pari president kristian, presidenti i Hungarisë Arpad Gocz. Deri më tani presidenti ynë ka takuar presidentë nga Malajzia, Libia, Bahrejn, Irani, Kuvajti, Arabia Saudite. (Pak më parë zyrën e presidentit e kishte vizituar vetë Osama Bin Laden, që u shpall lider i terrorizmit Islamik kundër botës perëndimore).
A ka kuptim politik vizita e presidentit të Hungarisë, 3 vjet pas vizitës së presidentit të Turqisë? Të dy shtetet ishin dy Imperatori. Të dyja kanë në mes heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Por në sense të kundërt.(Gazeta KJ)
14 gusht 1994:
Presidenti urdhëron që nesër, në 15 gusht të nisë gjyqi kundër ‘5 krerëve të Omonias’, organizatë politike e minoritetit grek në Shqipëri. Çdo gjë e urdhëron presidenti. Ai nguli këmbë ‘në 15 gusht gjyqi’.
15 gushti, dita e Shën Mërisë u zgjodh si sfidë kundër pesë të Krishterëve Ortodoksë, mediat e venmdit6 dhe greke ngritën zërin në qiell. Shteti vendosi që, simbolikisht, ditën e Shën Mërisë ta varë si litar para syve të të Krishterëve.
28 Janar 1997:
Freno kalin zoti President. Dy herë u kryqëzua si Krishti dhe u dogj Shqipëria nga PD, herën e parë kur erdhi dhe hera e dytë kjo e tanishme kur po shkon. (E pashë shtetin duke rënë)
1 mars 1997:
Nata e djeshme ishte e tmerrshme. U gjakos populli i dashur i Vlorës, u flijuan jetë njerëzish… Kur kriminalizohet shteti, është shumë vonë për të folur me Zotin. Është shumë vonë për të shkuar deri atje…( Libri)
Sot përsëri 23 dhjetor:
Ditën para Natës së Krishtit po bllokojnë rrugët e zemrës së vendit, kryqëzim. Janë po ata, po ata! Sa shumë paskan qenë! Apo ‘zoti i keq’ i shumëfishon hijet?/ S,M