Premtimi i Berishës: Do e rihapim Tik Tok-un sapo të vijmë në pushtet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se vendimi i parë që do të marrë PD sapo të vijë në pushtet pas 11 majit, do të jetë hapja e Tik Tok.

Komentet Berisha i bëri në një deklaratë për mediat, ku tha se kryeministri Edi Rama e mbylli këtë rrjet social, për shkak se PD ishte shumë më lart se PS atje dhe për të vërtetuar këtë, Berisha tregoi edhe një studim.

Berisha tha gjithashtu se me mbylljen e Tik Tok Rama synon të godasë fjalën e lirë të opozitës.

“Dënojmë me ashpërsinë më të madhe këtë akt prej xhelati të fjalës së lirë të narkodiktatorit Edi Rama. Sikundër paralajmërojmë masa të përshkallëzuara kundër censurës dhe mbylljes së kësaj platforme, për të cilën duhet ta njohim këtu, është platforma më e ndjeshme ndaj postimeve me dhunë.

Unë nuk them se kanë anë negative, por elementët që i keqpërdorin, duhen kontrolluar ata dhe jo TikToku, dhe jo FB, Instagrami apo mediat e tjera. Kështu që akti është ekuivalent. Unë nuk di vend tjetër ta ketë ndaluar TikTokun në botë, por sigurisht do e ndjekin edhe diktatorët e tjerë këtë. E dënoj me ashpërsinë më të madhe.

Unë i siguroj gjimnazistët dhe studentët, sepse thotë jam këshilluar me prindërit, le që nuk është këshilluar fare, me prindërit që nuk e përdorin TIkTokun, nuk ke pse këshillohesh. Duhet të këshillohesh me ata që e përdorin, kjo dihet që është pasioni i të rinjve. I garantoj të rinjtë se akti i parë pas zgjedhjeve të 11 majit do të jetë hapja përfundimtare e TikTokut dhe ndëshkimi i xhelatit të fjalës së lirë për krim kushtetues. Sepse po shkel nenin 22 të Kushtetutës”, tha Berisha./e.t

Të fundit

Stuhia trazon detin Adriatik, përplasen dy tragete në Portin e Durrësit

Dy tragete janë përplasur në portin e Durrësit. Shkak i incidentit është bërë moti i keq. Nga të dhënat e para...

Mosbindja civile, 5 pikat që priten të bllokohen nga protestuesit

Partia Demokratike në kuadër të aksionit të mosbindjes civile zhvillon pasditen e sotme protestën e rradhës, e cila do të shtrihet në 5 pika...

Liberalizimi i tregut të energjisë, plani përfundon plotësisht në vitin 2025

Tregu i energjisë elektrike do të liberalizohet plotësisht në vitin 2025.Qeveria ka hedhur për konsultim planin Kombëtar për Energjinë dhe Klimën” ku është parashikuar...

Moti i keq përfshin vendin: Alarm në Vlorë, probleme me dëborën në Veri

Situatë alarmante në Vlorë, ku gjatë gjithë ditës nuk lejohet dalja në det e anijeve të peshkimit dhe atyre të tonazhit të ulët si...

Po sulmojnë kryq-udhët apo vetë Krishtin?!

Nga Frrok Çupi Në çdo kryqëzim të keq kombi ynë ka provuar se ka humbur shumë jetë në përpjekje me ‘djajtë e vet’. Qysh prej herët...

Lajme të tjera

Web TV