Gazetari Blendi Fevziu, në një intervistë për “Off the Record” , zbuloi se kush mes Edi Ramës dhe Sali Berishës refuzon të përballet në një debat televiziv.
“Tani është e pamundur përballja sepse askush nuk ka interes. Kohët e fundit as nuk kam tentuar më. Berisha thotë “e pres Ramën”; Rama thotë “s’dal me Berishën”. Gjithmonë gjehet një justifikim. Edhe kur Berisha ishte në pushtet, e njëjta gjë ishte, Rama refuzon”, deklaroi Fevziu.
Kur u pyet se me cilin prej të dyve mund të rezervohet më shumë në pyetjet që i adreson, Fevziu u përgjigj: “Nuk rezervohem as për njërin, as për tjetrin. Dhe ata janë të dy njerëz që nuk çajnë shumë kokën për pyetjet, ashtu siç ishte edhe Fatos Nano”.
“Këta të tre janë njerëzit që kurrë nuk e kam patur problem se për çfarë i pyesja”, shtoi Blendi Fevziu./e.t