Tensione te Pallati me Shigjeta, policia përplaset me protestuesit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tirana është përfshirë në kaos pasditen e sotme. Prej orës 17:00 opozita po mban protestë duke bllokuar nyjet kryesore të kryeqytetit, në vazhdën e aksionit të mosbindjes civile që opozita ka ndërmarrë për të plotësuar kërkesën e saj kryesore atë të krijimit të qeverisë teknike. Kjo ka shkaktuar bllokimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve, edhe pse policia po përpiqet të devijojë trafikun.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha iu bashkua militantëve dhe protestuesve në “Rrugën e Elbasanit”, pranë xhamisë së Namazxhasë, ku përsëriti edhe një herë kërkesën për qeveri teknike si i vetmi kusht vetmja për të pasur zgjedhje të lira.

“Qeveri teknike, po s’e pranoi Rama rrëzohet. Qeveria nuk ka kurrë të ardhme. Me Ramën nuk ka zgjedhje, ka betejë për zgjedhje. Zgjedhjet nuk bojkotohen. Do bëjmë gjithçka që kjo diktaturë të dëbohet me mosbindje civile” tha Berisha.
Më pas me një grup militantësh u nis drejt bashkisë së Tiranës ku është stacionuar një tjetër grup protestuesish.

Opozita ka bllokuar 5 nyjet kryesore, rreth-rrotullimi tek “Zogu i Zi”, tek sheshi “Uillson”, tek “Pallati me Shigjeta”, si dhe kryqëzimi tek “Rruga e Elbasanit”, pranë xhamisë së “Namazgjasë” dhe tek bashkia e Tiranës. Pjesëmarrja e protestuesve është më e ulët në krahasim dhe me protestën e 26 nëntorit, kjo dhe për shkak të shiut.

Ndërkohë shumë qytetarë të indinjuar duke pritur në trafik i bien borive.

Policia përmes megafonit herë pas here u bën thirrje deputetëve të opozitës të mos bllokojnë rrugën, por kreu i Grupit parlamentar Gazment Bardhi tha se është e drejtë e opozitës tubimi dhe për të mbrojtur të drejtën kushtetuese të saj i takon policis të devijojë trafikun.

Lexo edhe :  Aksidenti në Sauk, ndërron jetë mjeku i njohur (EMRI)

Policia “Mos bllokoni rrugën’

Gazment Bardhi: Rrugën do e bllokoj se nuk mund të d devijoni trafikun dhe jemi në rregull. Është detyra juaj të merrni masa. Ju kam njoftuar. Policia të garantojë tubimin

Protestës i janë bashkuar dhe përfaqësues të Partisë së Lirisë.

Protesta e fundit e opozitës ishte më 26 Nëntor, zgjati tre orë dhe paralizoi disa nga nyjet kryesore lidhëse në kryeqytet./   S,M

Të fundit

Si të shmangni shtimin në peshë gjatë festave?

Festat e fundvitit janë sinonim i tryezave plot ushqime, pijeve të pafundme dhe ëmbëlsirave joshëse, por bashkë me këto...

Dalin analizat për mandarinat e importuara nga Shqipëria, ja rezultatet

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka pranuar sot rezultatet e analizave laboratorike për mostrat e dyshuara për mbetje të pesticideve mbi nivelin e...

Moti i keq në vend/ Mbeten pa energji elektrike Kukësi dhe Gramshi

Moti i keq në vend ka shkaktuar probleme me energjinë elektrike. Sipas informacioneve bashkia Kukës ka mbetur pa energji elektrike. Mendohet që të jenë stakuar...

Presidenti i zgjedhur Trump përsërit thirrjen për të blerë Groenlandën

Presidenti i zgjedhur ka përsëritur kërkesën që bëri gjatë mandatit të parë që Shtetet e Bashkuara të blejnë Groenlandën nga Danimarka. Kërkesa zgjeron listën...

Do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025! Kush është ‘Shkodra Elektronike’?

Kënga ‘Zjerm’ e kënduar nga ‘Shkodra Elektronike’ është shpallur fituese e edicionit të 63-të të Festivalit të Këngës dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në...

Lajme të tjera

Web TV